sqen

Vlerësimi dhe monitorimi i ndërveprimit ndërmjet qeverisjes vendore dhe asaj qendrore

Departament: LGID
When1 Gusht, 2007 to 31 Korrik, 2008
Project Description: 

Donatori: OSFA, Fondacioni Soros (Shqipëri)

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN) dhe Instituti për Kërkim të Zhvilluar dhe Alternativa (IDRA), financuar nga Fondacioni Soros (Shqipëri) kanë ndërmarrë një projekt një vjeçar mbi decentralizimin duke u përqendruar veçanërisht tek ndërveprimet ndërmjet qeverisjes vendore dhe asaj qendrore të agjencive përkatëse në katër qytete Shkodër, Durrës, Korçë dhe Fier. Iniciativa e përbashkët fokusohet në marrëdhëniet dhe mekanizmat ndërveprues të strukturave të qeverisjes vendore dhe të atyre të nivelit qendror në gjashtë zonat e targetuara. IDN dhe IDRA kanë përgatitur një raport vlerësimi për kuadrin ligjor dhe administrativ si dhe për performancën e përgjithshme të bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes vendore (Bashkive) dhe agjencive të përfshira në këtë proces të nivelit qendror (prefekturat, zyrat vendore të agjencive qeveritare dhe ministritë). Bazuar mbi gjetjet e raportit, ekspertët tanë kanë hartuar rekomandime specifike që do të forcojnë performancën e institucioneve të synuara, bashkëpunimin dhe, në këtë mënyrë do të përshpejtojnë edhe hapin e procesit të decentralizmit në përgjithësi.