sqen

Trajnime advokacie me fokus tek bashkëpunimi për zhvillim

Qëllimi i përgjithshëm i projektit “OShC-të e Ballkanit Perëndimor për Zhvillimin Global” për Shqipërinë është të rrisë kapacitetet e OShC-ve lokale për t’u përfshirë në dialogun politik, advokimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi Axhendën Globale.

Në 15-16 dhjetor 2016, IDM organizoi trajnimin e advokacisë së fituesve të granteve në kuadër të Fondit Sllovak të Politikave Publike me lehtësimin e Andrea Cox. Trajnimi kishte për qëllim të rriste kapacitetet e fituesve të granteve në drejtim të planifikimit strategjik të aktiviteteve advokuese dhe implementimin sistematik të tyre.  Trajnimi u përqëndrua në njohjen e parimeve kryesore të advokimit, analizën e grupeve të interesit, fushatat dhe ciklet e tyre dhe identifikimin e sfidave për një advokim efektiv.

Në 27-28 shkurt 2017, IDM organizoi trajnimin “Advokimi për ndryshimin e politikave” për përfaqësuesit e OShC-ve me lehtësimin e znj Dalina Jashari. Pjesëmarrësit u trajnuan për të përmirësuar mesazhet e tyre advokuese dhe për t’u pajisur me një sërë metodash të advokimit për të përfaqësuar më mirë interesat e tyre drejt aktorëve kombëtarë dhe të BE-së. Një fokus i veçantë iu dha ndarjes së përvojave dhe know-how nga OShC-të e BE13.

Këto aktivitete janë organizuar në kuadër të projektit “OShC-të e Ballkanit Perëndimor për Zhvillimin Global” financuar nga programi i Asistencës Zyrtare për Zhvillim të Republikës Sllovake, SlovakAid (Nr. SAMRS/2015/ZB2/1/2).