sqen

Thirrje për Grante:Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Ballkanin Perëndimor

Rrjeti për Zhvillimin Rural të Serbisë, në emër të konsorciumit të partnerëve: Fondacioni për Zhvillimn e Turqisë, Turqi; Rrjeti për Zhvillimin Rural në Malin e Zi; Rrjeti për Zhvillimin Rural të Maqedonisë; Rrjeti për Zhvillimin Rural të BiH – Bosnja dhe Hercegovina; Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Shqipëri; Rrjeti i Organizatave për Zhvillimin Rural të Kosovës; Rrjeti Kroat për Zhvillimin Rural; dhe Forumi Rural i Letoni-së, shpall:

Thirrje për Grante

Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Ballkanin Perëndimor

Ftojmë organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) të dorëzojnë Aplikime lidhur me iniciativa për Ndërtimin e Kapaciteteve dhe Advokacinë në një prej fushave tematike të zhvillimit të qëndrueshëm rural:

  • Qasjet LEADER dhe CLLD (Zhvillimi Lokal i Udhëhequr nga Komuniteti);
  • Zhvillimi Rural;
  • Menaxhimi i Qëndrueshëm i Burimeve Natyrore;
  • Mbrojtja e Mjedisit;
  • Ekonomia Sociale;
  • Inovacioni në zhvillimin socio-ekonomik;
  • Bujqësia e qëndrueshme;
  • Diversifikimi i aktivitetit ekonomik në zonat rurale.

Thirrja do të jetë e hapur deri më 17 dhjetor 2017, ora 23:59, për të gjitha organizatat nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Bosnia dhe Hercegovina dhe Kosova*, aktive në fusha të ndryshme të zhvillimit të qëndrueshëm rural.

Më shumë informacion mbi kushtet e aplikimit mund të gjendet në Udhëzues për aplikantët sëbashku me anekset shoqëruese në faqen zyrtare http://www.balkan-noborder.com ose mund të shkarkoni dokumentet e aplikimit më poshtë:

Dokumentet e aplikimit në gjuhën shqipe më poshtë: 

Gjithashtu, për informacion të mëtejshëm mbi kushtet e aplikimit ju mund të kontaktoni Koordinatorin Kombëtar për Shqipërinë përmes e-mailit: info@idmalbania.org and info@anrd.al.

Organizatat e Shoqërisë Civile që do të vlerësohen me aplikim të suksesshëm do të marrin një grant prej maksimumi 17.000 EUR/për grant. Minimumi 14 projekt propozime të suksesshme për zhvillimin e qëndrueshëm rural do të mbështeten për të zbatuar projekte në periudhën 01 shkurt 2018 – 31 tetor 2018. Minimumi dy grante do të jepen në secilin vend të përmendur. Programi i Grantit, zbatohet si pjesë e projektit “ALTER – Territore Aktive Lokale për Zhvillimin Ekonomik të Zonave Rurale”, një projekt 4-vjeçar financuar nga Bashkimi Evropian.