Skip to content Skip to footer

[Mbyllur]Thirrje për aplikime – Instrumenti i granteve të vogla për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për Monitorimin e Reformës në Administratën Publike

THIRRJE PËR APLIKIME – Instrumenti i granteve të vogla për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për Monitorimin e Reformës në Administratën Publike (RAP)

WeBER fton OShC-të të aplikojnë me project-propozime për zbatimin e Instrumentit të granteve të vogla për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për Monitorimin e Reformës në Administratën Publike (RAP) në nivel vendor.

WeBER – Projekti për krijimin e rrethanave lehtësuese për shtetet e Ballkanit Perëndimor per monitorimin e reformës së administratës publike nga organizatat e shoqërisë civile shpall thirrje për ndarje të granteve të vogla për monitorimin e reformës në administratën publike në nivel lokal nga organizatat e shoqërisë civile. Thirrja për propozime është në vlerë të përgjithshme prej 255,000 EUR dhe ka për qëllim për të mbështetur 30 grante në vlere prej 5,000 dhe 10,000 euro (8,500 euro mesatarisht), nga të cilat deri në 6 grante për OShC-të në Serbi, deri në 6 grante për OShC-të në Bosnjë dhe Hercegovinë, deri në 5 grante për OShC-të në Shqipëri , deri në 5 grante për OShC-të në Maqedoni, deri në 4 grante për OShC-të në Kosovë, dhe deri në 4 grante për OShC-të në Mal të Zi. Kohëzgjatja e projekt propozimeve sipas kësaj Thirrje për propozime është midis 6 muajve deri në maksimum 12 muaj.

Projekti WeBER është i financuar nga BE-ja dhe i bashkë-financuar nga Mbretëria e Holandës. Thirrja e plotë për aplikantët dhe të gjitha dokumentet relevante mund të aksesohen duke klikuar më poshtë: