Skip to content Skip to footer

Strategjia e decentralizimit 2014 – 2020

 

Në kuadër të monitorimit dhe vlerësimit të decentralizimit në Shqipëri, IDM ndërmori një fushatë për matjen e perceptimit të zyrtarëve vendorë dhe qendrorë si dhe të palëve të tjera të interesit mbi procesin e hartimit dhe përmbajtjen e strategjisë së decentralizimit. Ky dokument politikash i katërt prezanton gjetjet kryesore të këtij hulumtimi. Dokumenti organizohet sipas moduleve përmbajtësore ku është orientuar matja e perceptimit dhe përkatësisht: 1) Aksesi në informacion dhe njohuritë rreth strategjisë; 2) Përmbajtja e strategjisë; 3) Transparenca e qeverisë qendrore; 4) Pjesëmarrja në hartimin e strategjisë; dhe 5) Ndikimi. Rekomandimet përkatëse janë paraqitur në pjesën e fundit.
Download