Skip to content Skip to footer

Shqiptarët dhe modeli social evropian: administrata publike në Shqipëri midis politikës dhe qytetarit

 

Ky raport studimor ravijëzon profilin e administratës publike në Shqipëri. Ai përshkruan karakteristikat e saj kryesore dhe orvatet të masë dhe analizojë perceptimet, opinionet, qëndrimet dhe vlerat e administratës publike shqiptare, si në nivelin qendror dhe në atë vendor. Roli dhe përgjegjësitë e administratës publike, marrëdhënia e saj me qytetarët dhe aktiviteti e zhvillimet e saj shihen përmes lentave dhe opinionit të atyre që po shërbejnë aktualisht në administratën publike shqiptare. Për të realizuar këtë synim është përdorur një qasje kërkimore sasiore. Gjatë vitit 2014, u hartua një anketë, e cila përfshiu një kampion prej 1352 nëpunësish civilë në nivelet vendore dhe qendrore të agjencive dhe institucioneve në vend.

Download