• Sfidat e se Ardhmes

Bazuar në vendosjen dhe eksperiencën e suksesshme të RrMS-së gjatë viteve të fundit, IDN me mbështetjen e organizatave partnere do të konsolidojë më tej aktivitetin e RrMS-së lidhur me kërkimet dhe për sektorin e sigurisë dhe për institucionet e këtij sektori. Për tre vjetët e ardhshëm, RrMS-ja do të zhvillojë një perspektivë të dyfishtë mbi: “Metodologjinë e Menaxhimit Bazuar në Performancë” dhe trajnim për “Studime të Avancuara në Sektorin e Sigurisë”. Duke qenë në dijeni të diversitetit të fushave të ekspertizës që gëzojnë anëtarët e këtij rrjeti, monitorimi i procesit të implementimit të politikave në RrMS do të zhvillohet në fusha të ndryshme.

Monitorimi i procesit të hartimit dhe implementimit të Strategjisë së Re të Sigurisë Kombëtare e vila do të mbulojë subjekte që lidhen me ekspertizën në terren si: siguria njerëzore, mbrojtja e dinjitetit dhe vlerave kombëtare, integrimi euro-atlantik, shteti ligjor etj;
• Monitorimi i kënaqësisë së publikut mbi performancën e policisë. Kjo është një rishikim i rregullt i aktiviteteve të policisë, duke qenë se IDN gjatë viteve të fundit ka zhvilluar një sërë pyetësorësh mbi këtë subjekt.
• Monitorimi i implementimit të legjislacionit dhe të rregulloreve të tjera mbi strategjinë e policimit në komunitet. Kjo strategji ka hyrë në vitin e 4pt të implementimit të saj, megjithatë nuk ka dhënë ndonjë rezultat konkret ndërsa procesit I mungojnë mjetet vlerësuese dhe ato matëse për shkak të mungesës së raporteve periodikë të monitorimit.
• Monitorimi dhe raportimi vjetor i implementimit të politikave të institucioneve të sektorit të sigurisë sidomos ai i rolit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare lidhur me kontrollin demokratik dhe mbikëqyrjes së institucioneve të sektorit të sigurisë.
• Duke qenë se ‘balanca gjinore’ ka qenë prezantuar si një komponent i rëndësishëm i reformës së sektorit të sigurisë në Shqipëri, RrMS në të ardhmen (me anë studimesh e analizash) do të përqendrohet mbi mundësinë për të thelluar politikat publike që lidhen me balancën gjinore dhe me temat që lidhen me institucionet e sektorit të sigurisë.
• Një studim kërkimor mbi menaxhimin e FA-ve dhe Policisë së Shtetit. Objektivi kryesor i këtij studimi është të analizojë proceset reformues të forcave të armatosura dhe të strukturave të policisë së shtetit që lidhen me kushtet që i janë ofruar zyrtarëve për karrierë, ndërsa do të ekzaminohen dhe praktikat e lirimit në ushtri dhe polici për zyrtarë dhe personel të kualifikuar.
• Studim mbi tendencat e zhvillimit të besimit social dhe autoritetit në kuadër të zbatimit të ligjit gjatë 20 vjetëve në Shqipëri. Kjo do të përbëjë një mundësi solide për të kuptuar më mirë hapin demokratik të institucioneve lidhur me obligimet, përgjegjësit, dhe vlerat. Duke ekzaminuar marrëdhëniet ndërmjet besimit social dhe demokracisë në një rajon është duke kaluar ndërmjet ndryshimeve politike dhe ekonomike ne mund të jemi të aftë të vlerësojmë drejtimet shkakësore të marrëdhënieve ndërmjet besimit dhe performancës demokratike në një kontekst në të cilin ekzistojnë variacione substanciale të niveleve të demokracisë.
• Në të ardhmen rrjeti do të vazhdojë të prodhojë raporte dhe studime mbi politikat për çështje të ndryshme të reformës në sektorin e sigurisë.
• Anëtarët do të përfshihen në aktivitetet e IDN-së, në organizimin e tryezave të rrumbullakëta, konferencat dhe debatet publike me aktorë kryesore dhe me përfaqësues nga institucione të ndryshëm të sektorit të sigurisë.