sqen

Rritja e kapaciteteve legjislative dhe mbikëqyrëse të Parlamentit Shqiptar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Departamenti:  CESA

Periudha e implementimit:  Nëntor 2013 – Nëntor 2014

Përshkrimi i Projektit: 

Qëllimi: Projekti synon mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë në përmbushjen e rolit të tij kushtetues në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Objektivat:

  • Rritja e kompetencës dhe ekspertizës së deputetëve për një mbikëqyrje efektive ndaj Sektorit të Sigurisë në Shqipëri.
  • Forcimi i bashkëpunimit midis komisioneve parlamentare, të cilat kanë përgjegjësi legjislative dhe mbikëqyrëse ndaj Sektorit të Sigurisë
  • Fuqizimi i partneritetit midis Kuvendit dhe shoqërisë civile.

Rezultatet:

  • Prezantimi dhe vënia në dispozicion e informacionit teorik dhe praktikave më të mira legjislative e të mbikëqyrjes ndaj Sektorit të Sigurisë.
  • Rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me normat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe nevojën për një adoptim sa më efikas të tyre.
  • Njohja me analizat për çështjet dhe problemet që preokupojnë aktualisht qeverisjen e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri.

Aktivitetet:

  1. Nëntë workshop-e tematike, të fokusuara në fushat:
  2. Mbikëqyrja financiare e Sektorit të Sigurisë.
  3. Hartimi dhe implementimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare.
  4. Reformat në Policinë e Shtetit.
  5. Mbikëqyrja e Forcave të Armatosura.
  6. Të drejtat e njeriut, si qytetarë dhe si nëpunës të Sektorit të Sigurisë.
  7. Liria e informimit dhe mbrojtja e informacionit të klasifikuar.
  8. Mbikëqyrja e shërbimeve informative.
  9. Mbikëqyrja e kompanive private të sigurisë.
  10. Mbikëqyrja e mënyrave special të investigimit.

Në çdo workshop, parlamentarëve do t’u jepet një paketë me publikime që kanë lidhje me temën (materiale teorike, manuale, si dhe publikime të IDM mbi reformën në Sektorin e Sigurisë në Shqipëri).

  1. Konferenca finale si aktivitet përmbyllës, e cila do të prezantojë disa prej konkluzioneve kryesore dhe mësimeve të nxjerra nga përvoja njëvjeçare, si dhe vizionin për të ardhmen.