Skip to content Skip to footer

[11 dhjetor 2018] Tryezë Diskutimi: Progresi në Zbatimin e Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë

Tryezë Diskutimi

Progresi në Zbatimin e Reformës në Administratën Publike: Gjetjet e monitorimit WeBER për Shqipërinë

11 dhjetor 2018, Hotel Tirana International, Salla Metropol

Reforma në Administratën Publike (RAP) përbën një nga fushat themelore të reformimit në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhë progresi në këtë drejtim monitorohet dhe vlerësohet rregullisht nga Komisioni Evropian. Megjithatë, duke qenë se mekanizmat për të siguruar qëndrueshmërinë e reformës post-anëtarësimit mbeten të kufizuara, rritja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe medias në RAP si dhe forcimi i demokracisë më pjesëmarrje në nivel qendror dhe vendor mbeten thelbësore në këtë aspekt. Bazuar në këtë racionale, gjatë tre vitevë të fundit, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me organizatat e tjera anëtare të rrjetit rajonal Think for Europe” ka zbatuar projektin “WeBER – Mundësimi i vendeve të BP për Monitorimin e RAP nga Shoqëria Civile” financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Mbretëria e Holandës.

Në këtë kontekst, kjo Tryezë Diskutimi ka për qëllim të prezantojë gjetjet e valës së parë të monitorimit të WeBER për Shqipërinë, si dhe të ofrojë perspektivën rajonale se ku qëndron Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Qasja monitoruese e WeBER e bazuar në një metodologji të përbashkët rajonale, synon të sjellë reformën më pranë publikut duke u fokusuar veçanërisht në aspektet e RAP-it me më shumë rëndësi për shoqërinë civile.  Ajo orientohet nga Parimet e Administratës Publike të SIGMA-s, duke i vlerësuar nga pikëpamja e një metodologjie të pavarur përmes 23 indikatorëve kompleksë. Mund të lexoni më shumë mbi metodologjinë këtu: http://www.par-monitor.org/pages/par-monitor-methodology

RSVP at [email protected]

PROGRAMI 

19:30 – 10:00        Fjala hapëse

  • Gjergji Vurmo, Drejtor i Programeve, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim
  • Nuriona Bërdica, Këshilltare, Zyra e Zëvendëskryeministrit
  • Z. Stephen Stork, Shefi i Seksionit për Shtetin e së Drejtës dhe Mirëqeverisjen, Delegacioni i BE në Shqipëri 
10:00 – 10:20   Prezantimi i gjetjeve kryesore nga PAR Monitor për Shqipërinë

  • Znj. Aleka Papa, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim
10:20 – 11:10 Sfidat në zbatimin e Reformës në Administratën Publike në Shqipëri

  • Fatmir Demneri, Drejtor i Politikave të Rritjes Profesionale, Integritetit dhe Inspektimit, Departamenti i Administratës Publike
  • Pirro Vëngu,Drejtor i zyrës së Anti-korrupsionit, Kryeministria
  • Jonida Taraj, Drejtore e Zhvillimit të Shërbimeve, ADISA
  • Amarilda Xhyheri, përfaqësues i Komisionerit për Mbrojtjen e të Drejtës së Informimit
  • Gerti Shella, Drejtor Ekzekutiv, InfoCIP
11:10 – 11:30      Diskutim i hapur