Nisma për Kërkim dhe Inovacion (RII)

RII është një strukturë e re e IDM e krijuar në Tetor 2009  për të avancuar performancën e Institutit dhe cilësinë e shërbimeve të tij me anë të punës kërkimore në fushat e fokusit të IDM si çështjet e sigurisë, proceset e integrimit në BE, fuqizimin e kapaciteteve të komuniteteve dhe zhvillimin e qeverisjes vendore, reformën dhe performancën ekonomike etj. 

RII është krijuar nga komponenti i kërkimeve në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra nga departamentet e tjerë të IDM-së si një përpjekje për të integruar dhe përmirësuar punën kërkimore dhe si mjet për zgjerimin e fokusit të organizatës në fusha të tjera për t’ju përgjigjur sa më mirë sfidave të së ardhmes.

Për të përmbushur qëllimin e saj RII  konsultohet vazhdimisht me stafin e CESA dhe të LGID si dhe me studiuesit e asociuar të IDM-së, si edhe zbaton projektet e veta duke ofruar studime, ekspertizë dhe alternativa politikash për grupet e interesuar dhe për publikun e gjerë. Në këtë dimension, RII merr atributet e një strukture studimore e cila e bazon advokimin për alternativat e politikave tek një proces serioz kërkimor akademik dhe i zbatuar.

Ekipi i RII-së

Ekipi i RII përbëhet nga një grup i vogël dhe fleksibël ekspertësh të cilët bashkëpunojnë me ekspertët e CESA, LGID dhe me studiuesit e asociuar të IDM. Stafi i RII ka vendosur lidhje strategjike me një sërë organizatash kërkimore dhe rrjetesh partnerë të IDM në rajon dhe më gjerë.

  Elona Dhëmbo, PHD

 

 

                           Shefqet Shyti – Koordinator Projekti

  Egest Gjokuta - Studiues


Studiues të asociuar

Edlira Peço, Doktorante

Nevila Sokoli, PhD

Artan Karini, Doktorant

Adem Tamo, PHD