sqen

Departmenti RDC

Rreth Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim (RDC)

RDC ka si qëllim promovimin e politikëbërjes të bazuar në evidenca dhe kërkimit shkencor dhe  në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe progresit të shoqërisë civile. Qendra përbëhet nga një staf qendror dhe grupi ekspertësh të asociuar, të cilët zhvillojnë aktivitete programore dhe nisma të përbashkëta hulumtimi, në bashkëpunim me institucionet akademike dhe kërkimore në rajon dhe në vende të tjera të botës. RDC studjon dhe mbështet zhvillimin e shoqërisë civile, krijimin e sinergjive me akademinë, rafinimin e metodologjive dhe dijes së kërkimit shkencor të aplikuar, në shërbim të reformave për qeverisje të hapur dhe zhvillim social.