Skip to content Skip to footer

Pro-AdriaS – Mbojtja e Rrugëve Detare të Adriatikut

Departament: LGID
When1 Prill, 2008 to 30 Qershor, 2008
Project Description: 

Partnerët: Institute of International Sociology of Gorizia (ISIG, Itali), Central European Initiative (CEI), Hellenberg International Ltd (Finlandë), European Maritime Partnership (EMP, Itali), Institute for International Relations (IMO, Kroaci)

Ky projekt bazohet në nocionin se rrugët detare të Adriatikut, duke përfshirë rrugët tregtare dhe ato të marinës civile, po konsiderohen si një nga kuadrat infrastrukturorë dhe logjistikë më të rëndësishëm për një zhvillim më të gjerë evropian. Projekti ka për qëllim të kontribuojë për një kuadër të përbashkët për mbrojtjen e rrugëve detare të Adriatikut në tërësi dhe të infrastrukturës së tij detare në veçanti me anë të identifikimit të variablave të pikave të forta, dobësive, mundësive dhe rreziqeve (angl. SWOT) të cilat janë të domosdoshme për të menaxhuar me sukses situatat e emergjencës në Detin Adriatik. Një skuadër e specializuar ekspertësh të IDN-së u përfshinë në implementimin e kësaj iniciative duke u fokusuar veçanërisht në detyrat e mëposhtme:

  • Kontributin për zhvillimin konceptual në kontekstin e specifikuar të rreziqeve dhe strategjive të komunikimit në Shqipëri.
  • Studim i panoramës dhe mbledhja e të dhënave që fokusohet tek identifikimi i Strategjive të Planifikimit në Veprim (SVP) në Shqipëri dhe mbi identifikimin e Infrastrukturës së domosdoshme dhe mbrojtjes së saj (angl. CIP).
  • Përgatitja e të dhënave të kërkuara si parakusht për përcaktimin e modelit për analizën e riskut.