Skip to content Skip to footer

Dokument politikash| Azilkërkuesit vulnerabël dhe migrantët e parregullt në Shqipëri | qershor 2019

Qershor 2019 – Përgjatë viteve të fundit (2015- 2018), Shqipëria është përballur me një fluks në rritje të migrantëve të parregullt që hyjnë në vend, kryesisht përmes kufirit jugor me Greqinë.  Fluksi i imigrantëve të parregullt të kapur në Shqipëri gjatë vitit 2018, ishte rreth 5.

buy lipitor online buy lipitor online generic

730 shtetas të huaj, pothuajse pesë herë më i lartë se në 2017. Ndërkohë që edhe numri i grave dhe fëmijëve ka ardhur duke u rritur ndjeshëm përgjatë 2018. Shumë migrantë detyrohen ti drejtohen kontrabandistëve dhe rrjeteve kriminale për të shmangur ndalimet përgjatë kalimit të paligjshëm të kufijve, shpesh edhe për shkak të pamundësive për të gjetur rrugë më të sigurta për migrim. Edhe pse Shqipëria konsiderohet si një korridor transit në “Rrugën e Ballkanit Perëndimor”, flukset masive të migrantëve të parregullt rrisin rrezikun që  grupet më vulnerabël të bien pre e trafikimit dhe shfrytëzimit seksual.

buy vilitra online buy vilitra online generic

Ky dokument politikash analizon trendet aktuale të imigracionit në Shqipëri dhe diskuton disa nga sfidat kryesore me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar kryesisht  në grupet më vulnerabël të azilkërkuesve dhe migrantët e parregullt, siç janë fëmijët e pashoqëruar dhe të ndarë, gratë dhe të miturit të cilët mund të  jenë viktima potenciale të trafikimit, shfrytëzimit dhe abuzimit.

Klikoni për të shkarkuar dokumentin e politikave në anglisht.

Ky dokument politikash është në kuadër të projektit “Evropianizimi përtej procesit” mbështetur nga Nisma e Shoqërisë së Hapur për Evropën – OSIFE.

buy vardenafil online buy vardenafil online generic