Skip to content Skip to footer

Përmirësimi i Kuadrit Rregullator të Konfliktit të Interesit në Shqipëri

Kohëzgjatja : Shkurt-Tetor 2014

Përshkrimi i Projektit:

Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë në rritjen e transparencës dhe vendimmarrjes së paanshme të institucioneve publike dhe të ndikojë në përmirësimin dhe konsolidimin e mirëqeverisjes nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor dhe rregullator në fushën e parandalimit të konfliktit të interesit.

Më konkretisht, ky projekt ka për qëllim të kryej një:

  • Vlerësim të kuadrit ligjor dhe institucional si dhe mekanizmat për zbatimin e tij
  • Vlerësim të nivelit të implementimit dhe praktikës për kuadrin ligjor dhe institucional në fushën e parandalimit të konfliktit të interesit.
  • Identifikim të boshllëqeve dhe sfidave në këtë fushë duke prodhuar rekomandime për të advokuar për përmirësimin e kuadrit ligjor si dhe të strukturave të përshtatshme institucionale për të garantuar zbatimin në praktikë

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), Programi për Sundimin e Ligjit në Evropën Juglindore.