Skip to content Skip to footer

Parlamenti i parë Rural Shqiptar 28-30 shtator 2017

Parlamenti i parë Rural Shqiptar

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), organizuan

më 28-30 shtator 2017, në dy ditët e para në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe ditën e III-të në Sallën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Parlamentin e parë Rural Shqiptar. Parlamenti i parë Rural u organizua nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi. Parlamenti i parë Rural Shqiptar ofroi një atosferë vibrante për të diskutuar disa nga aspektet më të rëndësishme të zhvillimit rural në vend. Përgjatë dy ditëve të para të Parlamentit Rural, të cilat u mbajtën në ambientet e Universitetit Buqjësor të Tiranës, u zhvilluan sesione plenare, panele diskutimi, workshope dhe grupe pune, duke krijuar mundësi për rrjetëzime, ofruar një mundësi të mirë për të iniciuar diskutime, bashkëpunime, transferim njohurish dhe shkëmbim eksperiencash/përvojash dhe praktikash më të mira në lidhje me zhvillimin rural – në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Ndërkohë që dita e 3-të, e mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë ishte e rëndësishme për të adresuar mesazhe kryesore nga fermerë, përfaqësues të komuniteteve rurale, organizata lokale dhe zyrtarë të qeverisë. (Shiko Programin e plotë)