Skip to content Skip to footer

Ndërtimi i Kapaciteteve për Lobimin e të Rinjve të Ballkanit

Departament: CESA
When: 1 Janar, 2006 to 31 Dhjetor, 2006
Project Description: 

Partnerët: Forum for Ethnic Relations (Beograd), Center for Research and Policy-Making (Shkup), The Monitoring Center (Podgoricë), Kosova Youth Network (Prishtinë)

Zona: Shqipëri, Serbi, Mal i Zi, Kosovë dhe Maqedoni

 

Donator: Rrjeti për një Shoqëri të Hapur (SOROS)

Rrjeti Iniciativa e të Rinjve të Ballkanit, i cili u formua në kuadër të projektit të mëparshëm “Adresimi i Sfidave për Ravijëzimi e Rrugës për Bashkëpunim Rajonal dhe për Ndërtimin e Besimit në të Ardhmen”, vazhdoi punën e tij për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet udhëheqësve të rinj të rajonit. Si rrjedhojë, ata ndërmorën zbatimin e një projekti për trajnimin e të rinjve në ndërtimin e kapaciteteve, rrjetëzimin dhe lidhur me strategjitë për avokaci dhe lobim. Përveç kësaj, projekti ishte një mundësi për rrjetin që ai të vlerësonte zhvillimet që lidhen me të rinjtë në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit, në kuadër të integrimit në BE. Aktivitetet nën këtë projekt ishin një tryezë e rrumbullakët në Tiranë, sesione trajnimi të organizuar në Durrës dhe një konferencë me të rinjtë në Shkup. Gjatë aktivitetit të fundit, organizatat pjesëmarrëse, aprovuan plan veprime për lobim të përbashkët të të rinjve si dhe strategji për këtë qëllim.