Skip to content Skip to footer

Ndarja e praktikave më të mira shqiptare për pjesëmarrjen e komunitetit

Departament: LGID
When1 Janar, 2008 to 30 Qershor, 2008
Project Description: 

Donatori: Programi East East: Partneriteti përtej kufijve, Ambasada e ShBA në Tiranë

Partnerët: Macedonian Centre for International Cooperation (MCIC) dhe Instituti Kosovar për Kërkim Politikash dhe Zhvillim (KIPRED)

Qëllimi i këtij projekti ishte të promovonte eksperiencat më të mira dhe praktikat më të suksesshme të mobilizimit të komunitetit dhe të pjesëmarrjes në komunitet në nivel rajonal (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni) si dhe të rriste ndërgjegjësimin ndërmjet aktorëve vendorë dhe strukturave vendimmarrëse në vendet e synuara mbi domosdoshmërinë dhe përfitimet e skemave të pjesëmarrjes nga komuniteti dhe për shtimin e kapaciteteve të grupeve të synuara (nëpërmjet informacionit dhe trajnimeve) për të zhvilluar dhe përdorur praktikat më të mira të mobilizimit të komunitetit dhe pjesëmarrjes qytetare në qeverisjes vendore. Pas një tryeze të rrumbullakët rajonale dhe dy ture mbështetës, në maj të vitit 2008 u finalizua një publikim mbi “Praktikat më të Mira Rajonale mbi Pjesëmarrjen e Komunitetit në Procesin e Vendimmarrjes të Strukturave të Qeverisjes Vendore”, publikuar në Shqipëri dhe Maqedoni së bashku me një përmbledhje në anglisht.