sqen

Monitorimi dhe Vlerësimi i Procesit të Decentralizimit në Shqipëri

Departament: LGID
When: 7 Korrik, 2014 to 7 Prill, 2015
Project Description: 

Objektivi i përgjithshëm

Ky projekt synon t’i shërbejë hartimit të Strategjisë së Decentralizimit 2014-2020 përmes nxitjes së procesit reformator mbështetur në kërkim dhe alternativa të bazuara në evidencë.  Objektivi i përgjithshëm është të përmirësojë procesin në vazhdimësi të reformës së decentralizimit përmes gjenerimit të gjetjeve, evidencave, alternativave, që mundësojnë veprime në kohë nga aktorët e përfshirë.

Objektiva specifikë

1)      Përmirësimi i përfshirjes së aktorëve civilë, privatë dhe publikë të decentralizimit dhe procesit të   hartimit të strategjisë së re të decentralizimit,

2)      Monitorimi i aspekteve politikë, administrativë dhe fiskalë të decentralizimit,

3)      Mbështetja e reformës së decentralizimit përmes dialogut të mbështetur në evidencë.

Rezultate

a)      Politika e hartimit të strategjisë së re të decentralizimit mbështetet fuqimisht në përfshirjen e aktorëve civilë, publikë dhe privatë të përfshirë apo të ndikuar prej reformës së decentralizimit;

b)      Ndryshimet e kuadrit ligjor mbi decentralizimin politik, administrativ dhe fiskal vlerësohen cilësisht në raport me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Kartën Evropiane të Vet-Qeverisjes Vendore;

c)      Debati i politikave zhvillohet periodikisht dhe nxitet dialogu kombëtar në mbështetje për avancimin e procesit të decentralizimit në Shqipëri;

d)     Qasje pjesëmarrëse dhe e bazuar në evidencë për programimin dhe zbatimin e Strategjisë së Decentralizimit 2014-2020;