Skip to content Skip to footer

Mbështetja e Qeverisjes me pjesëmarrje dhe Partneritetit Publik-Privat në Qytetin e Shkodrës

Departament: LGID
When: 15 Prill, 2008 to 11 Maj, 2009
Project Description: 

Donator: Balkan Trust for Democracy (BTD)

Ky projekt synon të transformojë veprimet me komunitetin të ndërmarra deri më sot nga IDN-ja në qytetin e Shkodrës në një realitet që mbështetet vetë duke zhvilluar më tej kohezionin social me anë të fuqizimit konkret të qytetarëve dhe qeverisjes vendore me anë të ndërtimit të partneritetit të institucionalizuar ndërmjet strukturave private dhe atyre publike, konsolidimit të strukturave ekzistuese të Ndërlidhësve Komunitarë në qytetin e Shkodrës dhe vendosjen e Fondit Lokal të Besimit me kontributin e aktorëve publikë dhe atyre privatë. Projekti ndjek eksperiencën dhe veprimet e implementuara me anë të një sërë projektesh të IDN-së gjatë viteve të fundit me qëllim të konsolidojë praktikat e qeverisjes me pjesëmarrje dhe ato të fuqizimit të komunitetit.