• Departamenti për Qeverisjen Vendore dhe Zhvillimin e Integruar pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e OSI Think Tank Fund, ka ndërmarrë gjatë vitit 2012 monitorimin e veprimtarisë së Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në aspektin që mbulon decentralizimin dhe qeverisjen vendore. Ky monitorim bazohet në një metodologji që ka përcaktuar indikatorë cilësorë dhe sasiorë, për të qenë sa më objektiv në nxjerrjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve përkatëse.

  • Ky dokument politikash ka për qëllim të analizojë në mënyrë kritike dimensionin shqiptar të zhvillimit rural me pjesëmarrje në kontekstin e politikave europiane të zhvillimit rural; të diskutojë sfidat kryesore dhe të shtrojë rrugën për një paketë veprimi për vendimarrësit shqiptarë në kuadrin e hartimit të strategjisë së re të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2014-2020.Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri:

    Gjendja aktuale dhe sfidat e ardhshme

     

  • Formë aplikimi për anëtarësim në "Rrjetin Shqiptar për Fuqizimin e Axhendës Gjinore në Zhvillimin Rural" (AL-GARD NET)

  • IDM-ja duke njohur situatën dhe vështirësitë e fermerëve shqiptarë, të prekur nga efektet e krizës, ndërmorri projektin “Mbështetja për zhvillimin e agro-biznesit, rrjetëzimin për rritje ekonomike dhe konsolidimin e kapaciteteve për zhvillimin rural” i cili synon zbutjen e efekteve të krizës për fermerët shqiptare në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Korçë, nëpërmjet mbështetjes teknike për të zgjeruar aksesin e tyre në mekanizmat e mbështetjes financiare publike dhe private për sektorin e bujqësisë, që ekzistojnë në Shqipëri.

  • Ky manual përbën një bazë të mirë njohurish mbi zhvillimin e bashkëpunimit mes pushtetit vendor, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit. Në konceptin e tij më të thjeshtë, partneritetin mund ta kuptojmë si bashkëpunim të ngushtë me një ose disa organizatë të tjera për realizimin e një qëllimi të përbashkët. Në këtë kuadër, "partneriteti" është një instrument i vlefshëm apo "një model organizativ", për të kapërcyer dobësitë e politikave dhe kuadrit te qeverisjes

  • Departamenti për Qeverisjen Vendore dhe Zhvillimin e Integruar pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e OSI Think Tank Fund, ka ndërmarrë gjatë vitit 2011 monitorimin e veprimtarisë së këtij Komisioni, në aspektin që mbulon decentralizimin dhe qeverisjen vendore. Ky monitorim bazohet në një metodologji që ka përcaktuar kritere për të qenë sa më objektiv në nxjerrjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve përkatëse.

  • Ky manual synon t’u vijë në ndihmë organizatave të shoqërisë civile në zonat rurale e periferike si dhe gjithë grupeve të interesuara të qytetarëve dhe aktorëve të tjerë, të cilët kërkojnë të bëhen pjesë e përpjekjeve për të rigjallëruar dhe forcuar më tej rolin dhe ndikimin e sektorit të tretë. Botimi, i ndarë në 6 kapituj kryesorë, trajton çështje të rëndësishme të aktivitetit të shoqërisë civile si: advokimi, menaxhimi financiar, mobilizimi i komunitetit, hartimi dhe zbatimi i projekteve etj.

  • Ky raport vlerësues përmbush fazën e parë të projektit – "Studimi për vlerësimin e kapaciteteve të shoqërisë civile në zonat rurale dhe periferike në Shqipëri". Duke kombinuar teknikat sasiore me ato cilësore, raporti ofron një panoramë historike të zhvillimit të ShC-së rurale në Shqipëri e rajon, si dhe analizon situatën aktuale në Shqipëri, bazuar në të dhëna sasiore e cilësore të grumbulluara me anë të intervistave të thelluara, pyetësorëve si dhe diskutimeve në grupe për të vlerësuar gjetjet paraprake.

  • Departamenti për Qeverisjen Vendore dhe Zhvillimin e Integruar pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e OSI Think Tank Fund, ka ndërmarrë gjatë vitit 2011 monitorimin e veprimtarisë së këtij Komisioni, në aspektin që mbulon decentralizimin dhe qeverisjen vendore. Ky monitorim bazohet në një metodologji që ka përcaktuar kritere për të qenë sa më objektiv në nxjerrjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve përkatëse.

Pages