Ekspertiza e LGID-së
LGID është konceptuar për të forcuar sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri, për zhvillimin e partneriteteve të gjera komunitare dhe për të ndërtuar një mjedis komunitar më të sigurt. Që prej formimit të IDM në vitin 1999 përpjekjet janë përqendruar në përmirësimin e qeverisjes vendore nëpërmjet zhvillimit komunitar, ndërtimit të kapaciteteve për grupet me bazë komunitare dhe në kontributin për proceset e decentralizimit.
Së fundmi, departamenti ka konsoliduar elementët e zhvillimit të integruar rural në fushën e vet të veprimit. Për të përmbushur objektivat e LGID, IDM ka zhvilluar partneritet të vazhdueshëm me aktorë të tjerë duke përfshirë Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njësitë e qeverisjes vendore, këshillat bashkiakë, këshillat e qarqeve, prefektët, agjencitë e zbatimit të ligjit, drejtoritë arsimore të rretheve, si dhe me organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset.
Ekspertiza e LGID-së:
Monitorimi i Procesit të Decentralizimit
Zhvillimi Rural dhe ai Rajonal
Partneriteti ndërmjet sektorit publik dhe atij privat
Zhvillimi Rural dhe ai Rajonal
Qeverisja Vendore, Decentralizimi, Fuqizimi i Komunitetit
