sqen

LGID Department

Rreth Departamentit për Qeverisjen Vendore dhe Zhvillimin e Integruar (LGID)

LGID kontribuon për zhvillimin e qëndrueshëm dhe kohezionin social nëpërmjet mbështetjes së qeverisjes së mirë, konsolidimit të demokracisë lokale dhe fuqizimin e komuniteteve lokale dhe grupeve të interesit.

LGID punon për promovimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal, për përmirësimin e llogaridhënies së qeverisjes lokale, në ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e alternativave për një zhvillim socio-ekonomik të drejtuar nga komuniteti. Aktivitetet programatike të LGID-së hartohen dhe zbatohen nga një ekip profesionistësh të kualifikuar, të cilët kombinojnë njohuritë akademike dhe eksperiencën profesionale në fushën e qeverisjes, çështjet e decentralizimit, përfshirjes sociale dhe instrumentat e BE-së për një zhvillim të integruar.