Departamenti i Qeverisjes Vendore dhe Zhvillimit të Integruar (LGID)
LGID synon të promovojë pjesëmarrjen qytetare në proceset vendimmarrëse lokale si dhe rritjen e përgjegjshmërisë së aktorëve vendimmarrës vendorë. Bazuar në këtë qasje, LGID ka bashkëpunuar me njësi të qeverisjes vendore në të gjithë Shqipërinë për përmirësimin e kapaciteteve të tyre dhe për të mundësuar ndërveprim më të mirë me komunitetin dhe me strukturat qytetare për të rritur ndërgjegjësimin rreth rolit të tyre si aktorë kryesorë për yhvillimin e qëndrueshëm. Kjo fushe programatike është hartuar për forcimine e sektorit të shoqërisë civile në Shqipëri, zhvillimin e partneriteteve të gjera me bazë komunitare, dhe për ndërtimin e një mjedisi komunitar më të sigurt. Puna përqendrohet kryesisht në fushat tradicionale të fokusit të IDM si decentralizimi, ndërtimi i kapaciteteve të qeverisjes vendore, fuqizimi i komunitetit dhe pjesëmarrja qytetare si dhe tek zhvillimi i integruar duke i kushtuar vëmendje nxitjes së politikave dhe instrumenteve të BE në fushën e zhvillimit rural të integruar dhe zhvillimin rajonal.
Fushat kryesore të aktivitetit të këtij Departamenti fokusohen në:
- Përmirësimi i performancës së Qeverisjes Vendore
- Monitorimi i Procesit të Decentralizimit
- Fuqizimi i Komuniteteve dhe Pjesëmarrjes Qytetare
- Zhvillimi Rural dhe Rajonal
- Partneriteti publik-privat
Ekipi i LGID-së përbëhet nga
Stafi aktual i LGID-së konsiston në një grup prej 4 profesionistësh në çështjet e qeverisjes vendore, fuqizimit të komunitetit, decentralizmit si dhe për zhvillimin rural dhe atë rajonal.
Ekipi i LGID-së përbëhet nga:
Sotiraq Hroni, MA – Drejtor ne Detyre i LGID-së
Enea Hoti, Doktorant - Ekspert
Manjola Stefani, MA- Eksperte në Zhvillimin Ekonomik
Orisiola Kurti, MA - Menaxhere Projektesh
Erisa Lame - Menaxher Projektesh
Ekspertët dhe të asociuarit
-
Dr. Etleva Dashi- Eksperte e Asociuar për Zhvillimin Rural
-
Dr. Fatmir Guri – Ekspert i Asociuar mbi Ekonominë Rurale
-
Dr. Zydi Teqja – Ekspert Kryesor
