sqen

Letër Pozicionimi mbi Qeverisjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Letër Pozicionimi mbi Qeverisjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Kjo Letër Pozicionimi është përgatitur nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural në konsultim të vazhdueshëm me organizatat anëtare të saj, ekspertë dhe studiues të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Cështjet e trajtuara janë konsultuar gjerësisht me fermerë, grupe prodhuesish, OSHC-të, sipërmarrës rural etj. në forumet e Drinit, Arbërit, Vjosës dhe Egnatias të cilat përfaqësojnë bërthamëza rajonale të ANRD.
Përgatitja e Letrës së Pozicionimit është nxitur nga shqetësimet e fermerëve dhe sipërmarrësve rural rreth sfidave të shumta që ndeshin për të siguruar ndihmë dhe mbështetje komplementare publike të aktiviteteve të tyre ekonomike. Letra e Pozicionimit përfaqëson një përpjekje për të trajtuar disa nga sfidat kryesore dhe ofrimin e rekomandimeve për adresimin e barrierave që pengojnë programet dhe instrumentet publikë mbështetës të sektorit të jenë efektive për të dhënë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në kohë.

Kliko për të shkarkuar variantin shqip ose anglisht.