sqen

Zhvillimi i qasjes LEADER

Zhvillimi i qasjes LEADER

Qasja e IDM për të mbështetur Grupet Lokale të Veprimit, si partneritete tri-palëshe ndërmjet sektorit publik – privat – shoqëri civile, vendos njerëzit në qendër të zhvillimit lokal përmes hartimit dhe implementimit të strategjisë së integruar. Ndërkohë që në vendet e BE-së ekzistojnë një sërë eksperiencash të iniciativave LEADER, fatkeqësisht në Shqipëri ende ka një nivel të ulët të kuptuarit nga aktorët relevant të një modeli endogjen të zhvillimit rural bazuar në qasjet pjesëmarrëse nga poshtë-lart siç është edhe LEADER. Ndërkohë që eksperienca ka treguar se qasja LEADER mund të sjellë ndryshim të prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve në zonat rurale në Europë, LEADER në Shqipëri ende nuk është një vizion udhëheqës nga aktorët relevant.

Aktorët publik dhe jo-publik kanë nevojë për njohuri, kapacitete dhe know-how mbi qasjen LEADER për t’u përfshirë  në ndërtimin e partneriteteve dhe hartuar strategjitë e zhvillimit lokal. Për këtë qëllim, IDM është një ndër organizatat më aktive në Shqipëri që promovon zhvillimin lokal përmes qasjes LEADER. Një seri eventesh, publikime studimesh dhe dokument politikash, organizime uorkshopesh, iniciativa advokuese dhe konferenca si dhe implementimin e iniciativave të llojit LEADER kanë qenë në fokus të punës së IDM-së për të kontribuar në promovimin e qasjes LEADER.

Së fundmi IDM ka iniciuar dhe mbështetur ngritjen e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural (anrd.al), me misionin për të promovuar zhvillimin lokal të udhëhequr nga komuniteti dhe qasjes LEADER përmes advokacisë dhe iniciativave në zhvillimin e politikave.