Skip to content Skip to footer

Konferencë Kombëtare: “Decentralizimi dhe Autonomia Vendore” | 13 maj 2015

IDM zhvilloi Konferencën Kombëtare: Decentralizimi dhe Autonomia Vendore” më datë 13 maj 2015, ora 10:00 – 12:30, në Tirana International Hotel.

Në kuadër të projektit Monitorimi dhe Vlerësimi i Procesit të Decentralizimit në Shqipëri, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, IDM prezantoi një analizë për procesin e hartimit dhe përmbajtjen e Strategjisë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore (SKNDQV) 2015-2020.

Kjo konferencë kishte për qëllim prezantimin e gjetjeve kryesore të monitorimit të procesit të hartimit dhe analizën e strategjisë së decentralizimit.

Gjithashtu u prezantuan treguesit e monitorimit të zbatimit të strategjisë dhe procesit decentralizues në Shqipëri.

Në këtë aktivitet morën pjesë zyrtarë vendorë, shoqatat e të zgjedhurve vendorë, përfaqësues të shoqërisë civile, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të qeverisë, përfaqësues të programeve që veprojnë në fushën e qeverisjes vendore, donatorë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe përfaqësues të misioneve.

??????????????????????????????? decentral piccc decentral picsss