sqen

Kompanitë Private të Sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor

Departamenti: CESA

Periudha e implementimit: E Martë 10 Qershor 2014, deri të Premten, 9 Qershor 2017

Përshkrimi i Projektit: 

 

Screen Shot 2014-11-06 at 2.02.43 PM

 

Objektivi i përgjithshëm:

Ky projekt zhvillohet në partneritet me Qendrën e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Tiranë, Qendrën për Studimin e Demokracisë (CSD) në Sofie, Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) në Prishtinë dhe Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCSP).

Projekti synon të garantojë respektimin e të drejtës humanitare ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut nga Kompanitë Private të Sigurisë (PSCs) në rajon. Projekti përfshinë një studim të plotë të fushës, që në veçanti fokusohet tek shkaqet e rregullimit të papërshtatshëm të veprimtarisë së kompanive private të sigurisë dhe kërkon zbatimin e praktikave më të mira që adresojnë këto shkaqe si brenda rajonit dhe më gjerë.

 

Objektivat specifikë:

  1. Identifikimi potencial dhe real i sfidave në 4 shtetet pjesëmarrëse
  2. Identifikimi i burimeve specifike të pasigurisë dhe sfidave të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut në kontekstet post-konfliktuale ku operojnë PSC-të
  3. Krahasimi i sfidave që hasin PSC-të në shtetet post-komuniste dhe post-konfliktuale në tranzicion të Evropës Lindore me shtetet post-komuniste dhe jo-post-konfliktuale në tranzicion.

Rezultatet:

  1. Elaborimi i një pasqyre të plotë të sistemit rregullator dhe mangësitë aktuale në të 4 shtetet pjesëmarrëse
  2. Identifikim i çështjeve dhe nevojave për aprovim të normave dhe mekanizmave të tjerë për mbikëqyrjen e aktiviteteve të PSC-ve
  3. Hartim rakomandimesh specifike
  4. Angazhim dhe përfshirje e audiencës rreth rregullimit të veprimtarisë së PSC-ve, dhe forcim të vijueshmërisë së implementimit të rakomandimeve