Panair i Ideve - 13 Korrik 2012 - Tirana International Hotel

Organizatat e Shoqërisë Civile nga zonat rurale dhe periferike të Qarqeve Lezhë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër prezantuan në një takim me donatorët, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare dhe shoqëria civile, idetë dhe iniciativat e tyre mbi projekte lokale në zonat periferike dhe rurale. Panairi i Ideve “Për një Qeverisje të Mirë dhe Qytetari Aktive”, i zhvilluar në ambientet e Hotel Tirana International, vjen në kuadër të projektit Fuqizimi i Shoqërisë Civile në Zonat Rurale në Shqipëri (ECSRA) që po zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me mbështetjen e misionit të PNUD Shqipëri. Kjo nismë synon të forcojë kapacitetet e organizatave joqeveritare ne zonat rurale dhe periferike duke i dhënë më shumë zë komuniteteve lokale në këto rajone.