Takim Konsultativ - 26 Tetor 2012 – Vlorë

Takimi i dytë i Grupit të Punës, në kuadër të Projektit ‘GARD’ u zhvillua në qytetin e Vorës në datën 26 tetor 2012. Qëllimi i këtij takimi ishte t’i informonte pjesmarrësit me detaje te projektit, të identifikonte metodologjinë e duhur dhe mekanizmat kordinues si dhe të identifikonte nevojat për ngritje kapacitetesh për anëtarët e këtij Grupi Pune.
Pjesmarrësit ishin përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile që kanë në focus mes të tjerave Fuqizimin e Grave në Zhvillimin Rural dhe përfaqësues nga strukturat qeverisëse qëndrore dhe lokale.