Studiues nga IDM në Beograd për dy javë

Në vijim të planit të bashkëpunimit të Forumit për Studime për Sigurinë (SRF), në kuadrin e “shkëmbimit të studiuesve”, Zoti Foto Duro, studiues në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) Tiranë, u bë pjesë e grupit të studiuesve të Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCSP), për dy javë (01-15 Mars 2014). Si pjesë e BCSP, Zoti Duro u ngarkua të kryente një studim në lidhje me bashkëpunimin dypalësh midis Serbisë dhe NATO-s në fushën e mbrojtjes. Një tjetër detyrim për të gjatë qëndrimit në Beograd ishte marrja pjesë dhe kontributi në një aktivitet publik, duke prezantuar disa nga gjetjet e studimit të tij të kryer mbi “Reformat Evropianizuese në Sektorin e Sigurisë në Shqipëri”.

IDM prezanton komente mbi Road Map-in e Shqipërisë për prioritetet kyçe në mbledhjen e KPIE

Gjergji Vurmo, Drejtor Programi dhe ekspert për çështje të integrimit evropian, prezantoi sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian (KPIE) komentet dhe sugjerimet e IDM-së në lidhje me pesë prioritetet e vendit, si kusht për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Perceptimet e opinionit publik në Shqipëri: Siguria personale, kombëtare dhe rajonale

Tryezë e Rrumbullakët, 13 dhjetor 2013, Hotel Rogner

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka organizuar  sot më datë 13 dhjetor, në Hotel Rogner tryezën e rrumbullakët me tematikën “Perceptimet e opinionit publik në Shqipëri: Siguria Personale, Kombëtare dhe Rajonale”. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit 3 vjeçar mbi sigurinë: Forumit Hulumtues mbi Sigurinë Beograd-Prishtinë-Tiranë në të cilin marrin pjesë tre organizata partnere: Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Të tre organizatat gjatë muajit shtator 2013 kanë ndërrmarr një sondazh mbi perceptimet e opinionit publik në tre vendet e rajonit mbi marrdhëniet Serbi-Shqipëri në kuadrin e sigurisë personale, sigurisë kombëtare dhe integrimit në fushën e sigurisë.

“Agjenda Gjinore për Zhvillimin Rural në Ballkan”

Konferencën Rajonale - e martë, 19 Nëntor 2013 - Hotel Tirana Internacional (salla ABRET)

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN) dhe Rrjeti Shqiptar për Fuqizimin e Agjendës Gjinore në Zhvillimin Rural (AL-GARD.NET) kanë kënaqësinë t’Ju ftojnë në Konferencën Rajonale “Agjenda Gjinore për Zhvillimin Rural në Ballkan”, organizuar në ambientet e Hotel Tirana Internacional (salla ABRET), ditën e martë, 19 Nëntor 2013. 

Legjislacioni për bilbilfryrësit në Shqipëri: Sfidat dhe Perspektivat

Panel Debate - November 15 2013 - Hotel Tirana International 

 

Tryezë e Rrumbullakët, 15 Nentor 2013; Tirane

Në datën 15 Nëntor 2013 në ambientet e Hotel Tirana International u zhvillua tryeza e rrumbullakët “Legjislacion për bilbilfryrësit në Shqipëri: Sfidat dhe Perspektivat. Tryeza  mblodhi së bashku një sërë aktorësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë për prezantimin dhe diskutimin e  një studimi  lidhur me legjislacionin dhe praktikat e bilbilfryrjes në Shqipëri si edhe për ndarjen e ideve mbi mundësitë për vendosjen e kësaj praktike në administratën shtetërore si një mjet për luftimin e korrupsionit.  

Forcimi i Rolit të Parlamentit Shqiptar në Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë

Tryezë e Rrumbullakët - 12 Nentor 2013 - Tiranë

Siguria në Ballkanin Perëndimor: Realitete dhe Perceptime

Panel Debati; Hotel Tirana International; 11 Tetor2013 

 

Ky panel debati zhvillohet në vazhdimësi të një serie aktivitetesh dhe projektesh të ndërmarra nga tre think tanke të pavarura: Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë,  Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim të cilat synojnë të kontribuojnë për ndërtimin e urave të komunikimit ndërmjet komuniteteve të studiuesve dhe politikave të çështjeve të sigurisë në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë.

TENDENCA E KRIMIT NË SHQIPERI - 2012

  

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM publikon rezultatet  e studimit të rradhës: TENDENCAT E KRIMIT NË SHQIPËRI 2012. Analiza e tendencave të krimit në Shqipëri i referohet të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit duke u bazuar tek e njëjta përqasje metodologjike dhe fokus si edhe studimi i një viti më pare PASIGURIA E PARALAJMERUAR - TENDENCAT E KRIMIT NE SHQIPERI ku analizohen tendencat e krimit përgjatë vitit 2012 dhe këto të rezultate krahasuar me një bazë të gjerë të dhënash për periudhën 2008 – 2012, ku kwto krime kategorizohen sipas të dhënave të marra nga Policia e Shtetit për veprat penale të regjistruara.

Marrëveshja Serbi – Kosove për Normalizimin e Marrëdhënieve: Perspektiva Shqiptare

Tryeze e Rrumbullakët - 4 Korrik 2013 - Hotel Tirana International

_

Instituti për Demokraci dhe Ndermjetesim me mbeshtetjen e Ministrise se Jashtme Norvegjeze organizoi në Tiranë tryezën e rrumbullakët “Marrëveshja Serbi – Kosove për Normalizimit të Marrëdhënieve: Perspektiva Shqiptare”. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të fushave të ndryshme si ekonomi, politikë, siguri, shoqëri civile, akademia etj.

Revista Çështje Europiane dhe të Sigurisë - VOL. 24

IDM ka kënaqësinë tju prezantojë me numrin e fundit të Revistës Periodike Revista Çështje Europiane dhe të Sigurisë - VOL. 24

Në përpjekje për të kontribuar në informimin e publikut mbi çështjet kryesore të politikave mbi reformat dhe performacën e sektorit të sigurisë në përgjithësi, trendet europiane dhe globale të sigurisë, debatin aktual dhe të ardhshëm mbi fushat prioritare të NATO-s, sfidat e Shqipërisë për reformimin e institucioneve dhe qeverisjes në sektorin e sigurisë, çështjet debatuese dhe partneritetet e NATO-s me BE-në dhe organizatat e tjera botërore, ky numër i revistës për Çështjet europiane dhe të sigurisë vjen më një tematikë të veçantë mbi të drejtat e njeriut në sektorin e sigurisë.

Pages