Struktura

Struktura e IDM-së përbëhet nga tre departamente/fusha programesh:

1. Qendra për Çështje Evropiane dhe të Sigurisë (CESA)

CESA është struktura e specializuar studimore e IDM, aktivitetet e së cilës zbatohen nga studiues dhe akademikë me eksperiencë në përpjekje për të promovuar cilësi të lartë të punës kërkimore, studimeve dhe opsioneve të politikave që lidhen me përpjekjet reformuese në kuadër të procesit të “Evropianizimit” të vendit. Misioni i saj është të avancojë studimet evropiane dhe ato në fushën e sigurisë si dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore në nivel kombëtar dhe rajonal që i shërbejnë përballjes me sfidat bashkëkohore të reformave, proceseve integruese, dhe atyre të bashkëpunimit të sektorit të sigurisë nëpërmjet një qasjeje edukative (ndërtimit të kapaciteteve) dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve për të inkurajuar një debat të informuar.

2. Qeverisja Lokale dhe Zhvillimi i Integruar (LGID)

Vizioni i IDM-së në këtë fushë është të promovimojë pjesëmarrjen qytetare në proceset vendimarrëse në nivel vendor dhe rritja e përgjegjshmërisë së aktorëve vendimmarrës vendorë kundrejt qytetarëve. Që prej krijimit të organizatës në vitin 1999, përpjekjet e këtij departamenti përqendrohen tek përmirësimi i qeverisjes vendore nëpërmjet zhvillimit të komunitetit, ndërtimin e kapaciteteve për grupet me baza komunitare dhe dhënien e kontributit për proceset e decentralizimit. Zhvillimi i integruar rural dhe konsolidimi i kapaciteteve të vendit për të absorbuar sfidat e integrimit Europian dhe për t’iu përgjigjur prioriteteve zhvillimore kombëtare janë gjithashtu pjesë e fokusit tematik të LGID..

3. Nisma për Kërkim dhe Inovacion (RII)

Nisma për Kërkim dhe Inovacion (RII) përfaqëson një strukturë ndër-sektoriale që përfshin në konsultime të vazhdueshme analistët e politikave që janë pjesë e IDM-së (në nivel PhD ose MA), drejtuesit e programeve dhe disa prej studiuesve të asociuar, me qëllim zhvillimin e alternativave inovative që çojnë përpara performancën e organizatës dhe rritin cilësinë e produkteve të saj në fushat ekzistuese të ekspertizës si edhe për të shtrirë më gjerësisht fokusin e punës në përgjigje të sfidave të reja. Përveç këtyre detyrave, RII mundëson udhëheqje, mbështetje dhe ekspertizë për përpjekjet e Institutit për të ndikuar mbi agjendën politike dhe proceset vendimmarrës politikë me anë të përgatitjes së një sërë dokumentesh politikash dhe hartimit të një kuadri instrumentesh të  të nevojshëm për të advokuar alternativat e politikave me vendimmarrësit, komunitetin e ekspertëve, grupet e interesit dhe me publikun në përgjithësi.