Programi i internship-it
Programi i praktikës (internship) pranë IDM ofron mundësi për studentët që vazhdojnë ose kanë përfunduar studimet pas universitare në fushën e shkencave politike, ekonomi, drejtesi, politika publike etj. të thellojnë dhe avancojnë më tej njohuritë e tyre praktike duke u bërë pjesë e ekipit dhe punës studimore të IDM. Gjatë periudhës së internshipit (minimalisht një mujor) praktikantët përfshihen në zbatimin e projekteve, ndërmarrjen e studimeve dhe në detyra të tjera të përditshme nën kujdesin e stafit drejtues të Institutit.
Nëse jeni të interesuar ju lutem dërgoni CV-në dhe një Letër Interesi: info@idmalbania.org
