sqen

Fuqizimi i Grave përmes Ngritjes së Klasterit Ekonomik

Departament: LGID

Kohëzgjatja: 21 tetor 2013 – 30 maj 2014

Objektivi i përgjithshëm i projektit:

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të nxisë fuqizimin ekonomik dhe mundësitë e punësimit për gratë, si edhe të zhvillojë, diversifikojë e promovojë klasterin ekonomik në Dibër.

Rezultate:

  1. Hartimi i udhëzimeve për ngritjen dhe funksionimin e klusterave ekonomikë në fushën e agro-turizmit
  2. Ngritja e një klasteri ekonomik pilot që synon fuqizimin e grave
  3. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik dhe krijimi i vlerës së shtuar ekonomike
  4. Forcimi i njohurive dhe kapaciteteve të aktorëve të përfshirë
  5. Publikimi i arritjeve kryesore dhe promovimi i klasterit në nivel kombëtar

Grupi i synuar:

  • Gra mbledhëse dhe përpunuese të frutave të pyllit
  • Furnizuesit e lëndëve për përpunim produkti
  • Shitësit e produkteve të ndërmjetme dhe finale
  • Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe shërbimi këshillimor bujqësor
  • Dega e Peshkopisë e Universitetit “Aleksandër Moisiu”
  • Komuna Melan dhe Komuna Tomin si njësi bazë të qeverisjes vendore
  • ‘Agritra Vizion’ si një OJF vendore