sqen

Dokument Politikash: Vështirësi Ri-Integrimi dhe Përshtatja e Ushtarakëve Shqiptarë pas Misionit

Vështirësi Ri-Integrimi dhe Përshtatja e Ushtarakëve Shqiptarë pas Misionit

Qëllimi i këtij kërkimi është të sjellë në vëmendje këtë çështje duke informuar grupet e interesit për peshën që ka ky fenomen dhe duke identifikuar disa nga faktorët që i shtyjnë ushtarakët shqiptarë të përfshihen në sjellje kriminale, të dhunshme dhe ekstremiste. Për më tepër, ky punim do të tentojë të nxisë një debat konstruktiv me grupet e interesit për implikimet e mundshme dhe zgjidhjet që mund t’i jepen problemit në të ardhmen. Kërkimi është fokusuar në përdorimin e literaturës akademike për ta vendosur atë mbi baza kërkimore si edhe në hulumtim në terren të përqendruar në diskutime me ekspertë, intervista të strukturuara dhe burime parësore si dokumente institucionalë.

Ky projekt u mbështet nga Think Tank Fund – Open Society Foundations. Pikëpamjet e shprehura në këtë studim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Think Tank Fund – Open Society Foundations.

Download