sqen

Zhvillimi i Shoqërisë Civile

Zhvillimi i Shoqërisë Civile përfaqëson një nga fushat “tradicionale” të  fokusit të IDM-së, ku Instituti ka gjeneruar studime, vlerësime dhe raporte, ngritje kapacitetesh, konsulenca dhe mbështetje për aktorët e interesit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duke u fokusuar në fuqizimin e shoqërisë civile dhe promovimin e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrjen në nivel qendror dhe lokal, IDM përqendrohet në përmbushjen e objektivave të mëposhtëm:

  • Nxitjen  e dialogut civil dhe forcimin e koordinimit midis organizatave të shoqërisë civile (OShC) dhe aktorëve shtetërorë të interesit për të influencuar politikat publike;
  • Advokimin për promovimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile;
  • Ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen financiare tw OShC-ve,  veçanërisht për organizatat e vogla dhe ato me bazë komunitare (grass-root);

Realizimin e hulumtimeve në lidhje me rolin e OShC-ve në Shqipëri dhe monitorimin e trendeve të zhvillimit të shoqërisë civile.