Ekspertiza e CESA-s

CESA ndërton mbi një trashëgimi arritjesh, ndikimi, kontributi dhe partneritetesh të krijuara nëpërmjet eksperiencës së gjatë të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim sidomos në fushat e sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe proceset e integrimit. Që prej formalizimit të kësaj strukture të IDM në fillim të vitit 2008, CESA ka çuar më tej këtë eksperiencë duke thelluar dhe avancuar ndërhyrjet aktuale në këto fusha si edhe duke zgjeruar sferën e saj të punës në zhvillime të tjera thelbësore të fushave tematike sidomos në kuadër të integrimit europian dhe sfidave të këtij procesi. 

Më konkretisht, në kuadër të aktiviteteve të veta programore CESA ofron një sërë shërbimesh si më poshtë:

Studime, kërkime dhe alternativa politikash:

  • Avancimin e studimeve, qasjeve dhe metodologjive për kërkime në fushën e sigurisë si dhe lidhur me çështjet e BE-së dhe integrimit evropian.

  • Ndërmarrja e analizave dhe studimeve mbi çështje kryesore që lidhen me përafrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor me BE-në për kriterin politik, sigurinë, mbrojtjen, politikën e jashtme dhe çështje të tjera të këtij kuadri të gjerë politikash.

  • Zhvillim alternativa politikash që bazohen tek monitorimi i vazhdueshëm dhe vlerësimi i zbatimit të kuadrit strategjik aktual.  

Asistencë për ndërtimin e institucioneve dhe kapaciteteve

  • Mbështetje e drejtpërdrejtë për përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare dhe të aktorëve të tjerë në sektorin e sigurisë nga perspektiva e integrimit në / BE

  • Inkurajimi i debatit të mirë-informuar dhe praktikave të konsultimit midis institucioneve kryesore dhe aktorëve jo-shtetërore që ndikojnë tek politikat e BE / anëtarësimit në BE ose që ndikohen prej tyre.

  • Promovimi i praktikave më të mira evropiane për zhvillimin dhe konsolidimin e kapaciteteve institucionale dhe formësimin e një perspektive kombëtare të veprimit dhe strategjive për adresimin e sfidave kryesore të para dhe pas aderimit në komunitetet Euro-Atlantike 

Konsulencë dhe ekspertizë për:

  • Reformat dhe politikat e sektorit të sigurisë

  • Politikat e BE-së dhe sfidat e procesit të integrimitolin dhe ndikimin e  Komuniteteve Euro-Atlantike

  • Studime pasuniversitare në Çështjet Evropiane dhe të Sigurisë