-
Një Konferencë Kombëtare me titull “Përmirësimi i aktivitetit parlamentar për anëtarësimin në BE” u planifikua të organizohej nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) më datë 21 dhjetor 2012 me synim përfshirjen e strukturave vendim-marrëse në nivel kombëtar, aktorëve parlamentarë dhe qeveritarë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë në një proces konsultativ për të diskutuar dhe arritur konsensus mbi alternativat e mundshme ligjore dhe institucionale për përmirësimin e rolit të legjislativit në kuadër të anëtarësimit në BE.
Kjo iniciativë u konceptua si një përpjekje advokuese e IDM e cila duke sjellë eksperiencat rajonale dhe ekspertizën e vendeve anëtarë në BE snonte nxitjen e Kuvendit të Shqipërisë për të përmirësuar performancën e tij në kontekstin e anëtarësimit në BE dhe për t’i mundësuar Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian (KPIE) profilin e një strukture parlamentare që posedon burimet, ndikimin dhe ekspertizën e duhur në përmbushje të pritshmërive për cilësi dhe konsensus të gjerë mbi reformat integruese.
Për shkak se konferenca u anulua për arsye që shkojnë përtej kompetencave të organizuesve, IDM mbeti me zgjidhjen e vetme për adresimin e “debatit të munguar mbi politikat” nëpërmjet këtij publikimi të një serie analizash kritike dhe eksperiencash të cilat përqendrohen tek roli i parlamenteve në kuadër të anëtarësimit në BE dhe tek mekanizmat për përfshirjen e OShC-ve.
Duke shpresuar se aktorët parlamentarë të legjislaturës së ardhshme do të marrin në konsideratë këshillat dhe kontributin e këtij botimi, IDM mbetet e vendosur të vazhdojë përpjekjet advokuese mbi propozimet e tij për (1) mekanizmat institucionalë për të përmirësuar konsultimet parlamentare me grupet e interesit jo-shtetërorë në kuadër të anëtarësimit në BE dhe (2) për një projektligj të ri për funksionimin e KPIE.
-
Studim
Bazuar në vlerësimin e masave të përcaktuara në Planin e Veprimit të Strategjisë për Ri-integrimin e Shtetasve Shqiptarë të Rikthyer, ky studim rekomandon ndërmarrjen e masave efikase që synojnë menaxhimin e emigrimit dhe mbështetjen e ri-integrimit të shtetasve shqiptarë të rikthyer -
Ky Almanak për mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor është hartuar nga një grup hulumtuesish, si pjesë e Projektit të Ndërtimit të Kapaciteteve të shoqërisë civile për të vlerësuar dhe monitoruar reformën e sektorit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Projekti është organizuar në bashkëpunim ndërmjet Qendrës së Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) dhe Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), si dhe zgjati prej shkurtit 2009 deri në prill 2012. Ky projekt solli së bashku shtatë institute kërkimore nga Ballkani Perëndimor për të vlerësuar dhe monitoruar reformat e sek torit të sigurisë në vendet e tyre.
-
Ky raport monitorimi parashtron gjetjet dhe vlerësimet kryesore mbi veprimtarinë e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare për periudhën Janar – Dhjetor 2012 dhe pason raportin e ndërmjetëm i publikuar në Shtator 2012 për gjysmën e parë të vitit.
-
Ky raport monitorimi i Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian, mbulon periudhën Janar – Dhjetor 2012 dhe pason raportin e ndërmjetëm të publikuar në Shtator 2012 për gjysmën e parë të vitit. Raporti i monitorimit paraqet gjetjet kryesore mbi veprimtarinë e KPIE bazuar në indikatorët e mëposhtëm: 1. Prezenca e anëtarëve të KPIE në mbledhje; 2. Prezenca e përfaqësuesve të MIE; 3. Prezenca dhe niveli i përfaqësimit nga ministritë e ngarkuara me draftimin e projektligjeve të paraqitura në Komision; 4. Procedurat formale dhe Tabela e Përputhshmërisë së projektligjeve; 5. Përfshirja e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në takimet e KPIE; 6. Cilësia e shqyrtimit parlamentar të projekt-ligjeve apo akteve të tjera.
-
Përbledhje Studimesh
Ky botim ofron një përmbledhje dokumentesh/studimesh që përqendrohen në analizën e aspekteve kryesore të qeverisjes së sektorit të sigurisë. Edhe pse gjetjet dhe përfundimet e ofruara në këto dokumente bazohen në të dhënat e mbledhura në periudhën nga viti 2009 deri në 2011, ky botim ofron një bazë solide për të kuptuar dhe për të vlerësuar qeverisjen e sektorit të sigurisë në Shqipëri dhe në kërkime të mëtejshme mbi reformat e sektorit të sigurisë.
-
Dokument Politikash
Dokumenti analizon fillimisht zhvillimet dhe tendencat e përgjithshme të komunitetit të inteligjencës në Shqipëri, vazhdon me një vlerësim të sistemit aktual të llogaridhënies dhe masën deri ku ai plotëson standartet demokratike dhe mbyllet me disa propozime për të përmirësuar sistemin e llogaridhënies bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
-
Ky raport përfshin gjetje të identifikuara nga një projekt 9-mujor që konsistoi në prezantime, në workshop-e të organizuara në gjashtë universitete të ndryshme, të disa prej qyteteve më të mëdha të Shqipërisë, të kombinuara me sondazhe të cilat u zhvilluan për të nxjerrë e mbledhur perceptimet në lidhje me NATO-n. Në përputhje me to, ky raport studimi nxjerr në evidencë disa nga reflektimet më të rëndësishme në lidhje me agjendën dhe operacionet aktuale të NATO-s.
-
Raport Monitorimi
Monitorimi i veprimtarisë së Komisionit është zhvilluar nga ekspertët e IDM në mënyrë të drejtpërdrejtë duke marrë pjesë në mbledhjet e KPSK si edhe duke analizuar procesverbalet e mbledhjeve të Komisionit të mbajtura përgjatë kësaj periudhe. Raporti i monitorimit paraqet gjetjet kryesore mbi veprimtarinë e KPSK bazuar në indikatorët e përcaktuar. Ky Raport paraqet gjithashtu analizën e shqyrtimit parlamentar për një prej projektligjeve, për të cilat KPSK ka qenë përgjegjës gjatë periudhës Janar – Korrik 2012. -
Qendra për Çështjet Evropiane dhe të Sigurisë pranë Institutit për Demokraci & Ndërmjetesim përgatiti Raportin e Monitorimit të Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian (KPIE), i cili publikohet dy herë në vit në përputhje me dy sesionet e punës së Kuvendit të Shqipërisë. Ky raport përfshin rezultatet e monitorimit të veprimtarisë së KPIE-së përgjatë periudhës Janar – Korrik 2012 dhe do të pasohet nga një raport i plotë vjetor .
Pages
- 1
- 2
- 3
- 4
- tjetra ›
- e fundit »




