sqen

Departmenti CESA

Rreth CESA (Qendra për Çështje Evropiane dhe të Sigurisë)

CESA ka si objektiv përmirësimin e proceseve reformuese dhe qeverisëse në sektorin e sigurisë dhe integrimit evropian. Qendra gjeneron dhe ndan njohuritë nëpërmjet hulumtimeve gjithëpërfshirëse, advokimit dhe ngritjes së kapaciteteve, sikurse nëpërmjet inkurajimit të mendimit kritik. CESA i dedikon një vëmendje të veçantë iniciativave kombëtare dhe rajonale, duke patur si qëllim zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe burimeve njerëzore cilësore, të cilat janë në shërbim të sfidave reformuese bashkëkohore. Aktivitetet e CESA-s drejtohen nga një ekip i dedikuar dhe me eksperiencë në promovimin e ekselencës në hulumtime, studime dhe alternativave të politikave të bazuara në evidenca.