Qendra për Çështje Evropiane dhe të Sigurisë (CESA)

 

CESA përfaqëson departamentin e specializuar të IDM  për çështjet Europiane dhe të sigurisë. Misioni i saj është të ndihmojë avancimin e studimeve evropiane dhe të sigurisë si dhe të kërkimeve dhe analizave që lidhen me proceset e reformave në këto fusha duke inkurajuar përmirësimin e tyre dhe debatin e informuar. Qendra përqendrohet veçanërisht tek përpjekjet kombëtare dhe iniciativat rajonale me synim  zhvillimin e kapaciteteve të qëndrueshëm institucionalë dhe të burimeve njerëzore cilësorë që do të shërbenin për adresimin e sfidave bashkëkohore të reformave, proceset integruese dhe bashkëpunimin rajonal nën një përqasje të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.

 

Ekipi i CESA-s

Aktivitetet e CESA-së ndërmerren nga studiues dhe ekspertë me eksperiencë nën një kuadër nismash për të promovuar cilësi të lartë të studimeve dhe opsioneve të politikave në lidhje me reformat “Evropianizuese” të vendit. Programimi strategjik i punës së CESA-s udhëhiqet nga zhvillimet kryesore dhe sfidat në fushat ku ajo fokusohet të cilat formësohen dhe zhvillohen më tej nga ekipi i saj në bashkëpunim me studiuesit e IDM dhe ekspertët e asociuar. 

 

Ekipi i Qendrës përbëhet nga:

 

 

 

Arjan Dyrmishi, MA – Drejtor i CESA-s

 

 

 

Mariola Qesaraku, MA – Studiuese

 

 

 

 

Foto Duro – Studiues

 

 

 

 

Besnik Baka, MA – Studiues / Kordinator Projektesh

 

 

 

                      Elira Hroni, MA - Studiuese

 

 

 

Besjana Kuçi – Asistente

 

 

Të Asociuarit dhe ekspertët
  • Dr. Arshi Cela

  • Gen. Lt (Ret.) Pellumb Qazimi (Ambasador)

  • Eranda Gjomema, PhD

  • Ilir Kalemaj, PhD

  • Dr. Ardian Myslymi

  • Kol. Foto Duro 

  • Pashk Tusha (Ekspert Policie)

  • Anëtarët e Rrjetit të Menaxhimit të Sigurisë - SMN (LINK)