sqen

Baza e të Dhënave në Evropën Jug-Lindore

Departmenti: RDC

Kohëzgjatja: 1 May 2015 – 30 April 2017

Përshkrimi i Projektit:

Ky projekt zhvillohet në partneritet me Fondacionin Zviceran për Kërkim në Shkencat Sociale (FORS) në Lozanë, Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Tiranë, Qendrën për Monitorim dhe Kërkim (CeMI) në Podgoricë, Qendrën për Kurajo Politike (CPC) në Prishtinë, Institutin e Shkencave Ekonomike (IES) në Beograd, Institutin për Kërkime Sociologjike, Politike dhe Juridike pranë Universitetit Saints Cyril & Methodius në Shkup, Arkivi i të Dhënave të Shkencave Sociale pranë Universitetit të Lubjanës dhe Fakultetit të Shkencave Humane dhe Sociale të Universitetit të Zagrebit.

Projekti synon krijimin e një baze të dhënash në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe të përparojë me integrimin e bazave të të dhënave të Kroacisë dhe Serbisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Projekti do të rrisë kapacitetet e institucioneve të përzgjedhura partnere dhe do të forcojë njohuritë dhe instrumentat për ngritjen e infrastrukturës së bazës së të dhënave.

Ky projekt do të sjellë institucionet partnere më pranë rrjetëzimit ndërkombëtar, çka do të krijojë një sërë benefitesh afatgjate jo vetëm për këto institucione, por mbi të gjitha për komunitetet hulumtuese në nivel kombëtar. Nëpërmjet funksionimit të databazave në këto shtete, të dhënat e vlefshme kërkimore do të ruhen, konservohen dhe vihen në dispozicion për analiza sekondare në të ardhmen.

Për të lexuar më shumë rreth këtij projekti mund të vizitoni faqen: www.seedsproject.ch.