sqen

Analizë: Pasiguria e zgjerimit të BE-së | Qershor 2019

Analizë: Pasiguria e zgjerimit të BE-së

Qershor 2019 – Në librin “Një histori e shkurtër e kohës”, Stephen Hawking argumenton se “parimi i pasigurisë së Heisenberg është një tipar themelor i universit në të cilin jetojmë”. Sipas Hawking – ne mund të parashikojmë se si universi do të zhvillohet duke ditur gjendjen e tij në një kohë të caktuar… por kjo ndodh vetëm brenda kufijve të vendosur nga parimi i pasigurisë. Në qoftë se zgjerimi do të ishte universi ynë – parimi i pasigurisë do të ishte “kufijtë e vendosur nga interesi politik ndaj një progresi të pakthyeshëm në rajon”.

Komisioni Evropian e ka bërë procesin e zgjerimit më të matshëm për shtetet e Ballkanit Perëndimor përmes një metodologjie të përmirësuar vlerësimi që nga viti 2015. Por, a e ka bërë kjo procesin më të parashikueshëm?

Kjo analizë shqyrton ritmin e anëtarësimit dhe fuqinë transformuese të BE-së përmes të dhënave nga raportet e Komisionit Evropian.

Autori argumenton se elitat politike të Ballkanit Perëndimor jo vetëm zgjedhin se në cilat fusha të përparojnë, por vendosin gjithashtu edhe se sa shpejtë, gjithmonë nëse duan, të përmbushin standardet. Në veçanti vendet kryesuese po “i rezistojnë progresit” në fushat “themelore”, teksa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duken më të motivuara për t’i përmbushur ato. Nga kjo analizë arrihet në përfundimin se aktorët e zgjerimit duhet të adresojnë hapat e ngadaltë të anëtarësimit dhe fuqisë së dobët transformuese të tij. Forcimi i vendosmërisë politike dhe interesit nga ana e BE është në këtë kontekst thelbësore për shmangien e nismave të elitave politike të rajonit për të zgjedhur fushat e progresit.

Klikoni për të shkarkuar analizën e plotë.