Skip to content Skip to footer

Rreth IDM

Rreth IDM

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim — IDM është një organizatë joqeveritare, e themeluar në nëntor të vitit 1999, që ka në fokus të veprimtarisë së vet qeverisjen pjesëmarrëse dhe institucionet demokratike, procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimin e shoqërisë civile, bashkëpunimin rajonal dhe çështjet e sigurisë. Ne synojmë konsolidimin e zhvillimeve në këto fusha nëpërmjet hulumtimit të pavarur, rritjes së kapaciteteve dhe ndërveprimeve efikase përmes spektrit të gjerë të aktorëve në shoqëri.

Vizioni

Të informojë, zhvillojë dhe motivojë për krijimin e një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar.IDM ofron ekspertizë, analizë politikash, kërkim shkencor të aplikuar, dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë socialë për nxitjen e reformave dhe angazhimin në proceset e politikave të bazuara në evidenca.Për arritjen e objektivave strategjikë, përzgjedhja e aktiviteteve tona kërkon të shkojë pëtej projekteve të thjeshta. Ato janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e vlerave të përbashkëta dhe ndërveprimeve efikase përmes spektrit të gjerë të aktorëve socialë.

Misioni

Misioni jonë është avancimi i kapaciteteve shoqërore, gjenerimi dhe ndarja e njohurive, aftësive dhe ekspertizës për një politikë-bërje gjithëpërfshirëse dhe alternative të bazuara në evidenca në funksion të fuqizimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Raporte Vjetore IDM

Raportet e mëposhtme paraqesin në mënyrë të detajuar veprimtarinë dhe financat e IDM ndër vite.