Skip to content Skip to footer

[16.05.2017] Konferencë: Shtrirja e strukturave komunitare në Shqipëri: Ndërtimi i axhendës për ndryshim

 

Konferencë: Shtrirja e strukturave komunitare në Shqipëri: Ndërtimi i axhendës për ndryshim

Rogner Hotel Tirana (Antigonea 2 Room)

16 Maj , 2017, Ora: 10.00

Ky event shënon përfundimin e projektit “Tirana Flet / Shqipëria Flet”, i zbatuar përgjatë periudhës Maj 2016-Maj 2017. Konferenca fokusohet në punën e bërë në kuadër të këtij projekti si dhe ofron një panoramë të plotë të sfidave në zbatimin e organizimit komunitar sipas Ligjit të ri për Vetë-Qeverisjen Vendore (nenet 68 dhe 69).

Gjatë kësaj periudhe përpjekjet tona synuan në prezantimin e implikimeve të Ligjit aktorëve publikë dhe jopublikë si dhe në ofrimin e mbështetjes për nismat lokale për të zbatuar këtë praktikë. Rrjedhimisht, në bashkitë e Tiranës, Lezhës, Korçës, Kamzës, Durrësit, Beratit, Kukësit, Elbasanit, Fierit dhe Shkodrës u shprehën nivele të ndryshme interesi nga aktorët e përfshirë që kaluan nga “skepticizmi”, “vlerësimi” për qasjen në “iniciativa konkrete zbatimi”.

Këshilli i Bashkisë Berat shënon njësinë e parë të qeverisjes vendore që ka miratuar kuadrin e nevojshëm rregullator dhe ka filluar të ngrejë strukturat komunitare. Por, ky është një proces i gjatë që ka nevojë për vizion, gatishmëri dhe kapacitete nga autoritetet, shoqëria civile dhe donatorët.

Me qëllim për të nxitur diskutimin rreth sfidave përpara, IDM do të ndajë me të gjithë të ftuarit në këtë event, të tillë si zyrtarët lokal dhe qendror, komuniteti i donatorëve, OSHC-të, akademikë dhe të tjerë aktorë të interesuar, një Dokument Politikash që mund të orientojë prezantimet dhe diskutimet në Konferencë. Gjithashtu, ky Dokument mund të shërbejë për veprime të ardhshme me qëllim adresimin e risqeve dhe sfidave me të cilat aktorët mund të përballen drejt një mjedisi mundësues për një model funksional të strukturave komunitare.

Për më shumë informacion mund të shkarkoni programin e konferencës në Anglisht/Shqip dhe Dokumentin e Politikave në Anglisht/Shqip
Për të konfirmuar pjesëmarrjen lutemi shkruani në: [email protected] ose tel: 042400241.