sqen

[02 Nëntor 2018] Konferencë Kombëtare: Ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri

KONFERENCE KOMBETARE

Ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri: Një vlerësim kombëtar i faktorëve, formave dhe kërcënimeve

02 nentor 2018, Hotel Tirana International (Salla Consortium)

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizon Konferencën “Ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri” (02 nentor 2018), e cila do të publikojë gjetjet e studimit mbi format, nxitësit dhe kërcënimet aktuale që burojnë nga ekstremizmi i dhunshëm. Studimi bazohet në një hulumtim të thelluar një-vjeçar (Tetor 2017 – Shtator 2018) mbi fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm, qëndresës së publikut shqiptar ndaj ideologjive ekstremiste, si edhe qëndrimet dhe eksperiencën e tyre lidhur me faktorët nxitës ose mundësues. Studimi është realizuar nga IDM në kuadër të Projektit “Përmirësimi i kapaciteteve në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm” mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së ShBA në Tiranë.

Qëllimi i konferencës dhe studimit është informimi i vendim-marrësve dhe proceseve politikëbërëse, masave institucionale të aktorëve shtetërorë, si edhe veprimeve të aktorëve jo-shtetërorë (shoqëria civile, komunitetet fetare, media etj.) në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në vend, bazuar në Strategjinë kombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm (miratuar në Nëntor 2015). Njëherësh, ky aktivitet do të shërbejë edhe si një forum bashkëbisedimi mes aktorëve të përfshirë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në vend, si edhe partnerëve ndërkombëtarë që mbështesin përpjekjet e vendit në këtë drejtim për të ndarë eksperiencat e tyre përgjatë tre viteve të fundit.

RSVP at info@idmalbania.org

PROGRAMI 

11:45         Regjistrimi i pjesëmarrësve
12:00 – 12:20        Mirëseardhja dhe hyrja

Mirëseardhja nga Agron Sojati – Koordinator kombëtar dhe Drejtor i Qendrës së koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm

  • Senida Mesi, Zv. Kryeministre
  • Lindita Nikolla, Ministre e arsimit, rinisë dhe sporteve
  • Chargé d’Affaires Leyla Moses-Ones, Ambasada e ShBA në Tiranë
12:20 – 13:15     Ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri – Sfidat dhe kërcënimet

Gjergji Vurmo, Drejtor Programesh i IDM & Autor kryesor i studimit Ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri: Cilët janë faktorët, format dhe rreziqet që kërcënojnë vendin?

Komentues kryesorë:

  • Romina Kuko, Zv. Ministër e Brendshme
  • Klejda NgjelaQendra e koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm
  • Fabian Zhilla, Ekspert i sigurisë
  • Aleksandra BogdaniBIRN
13:15 – 13:45   Pyetje & komente nga pjesëmarrësit
13:45        Përfundime nga Enis Sulstarova, Bordi këshillimor i IDM & bashkëautor i studimit