• Kjo broshurë e publikuar në kuadër të Projektit Kombëtar "Fuqizimi i Shoqërisë Civile në Zonat Rurale dhe Periferike" (ECSRA), konsiston në një përmbledhje të fazave, produkteve, qëllimeve dhe arritjeve të iniciativave të ndërmarra nga organizatat lokale.

  • KU PO GABOJNË DONATORËT, SHTETI DHE SHOQËRIA CIVILE? NJË PËRQASJE PARTNERITETI NDAJ ZHVILLIMIT TË SHOQËRISË CIVILE

    Shoqëria Civile (SHC) është në përpjekje të vazhdueshme për të gjeneruar vlerë të shtuar në përpjekjet transformuese të vendit, shpesh herë “e ftuar” nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët “sponsorizojnë”
    reformat në vend në fusha të tilla si demokratizimi, të drejtat e njeriut, mirë-qeverisja, përfshirja qytetare si edhe reformat ë tjera specifike.

     

  • "Revista Komunitare” është një botim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Zonat Rurale dhe Periferike”, e mbështetur nga PNUD. Kjo revistë periodike do të botohet çdo 3 muaj dhe do të përmbajë përveç aktiviteteve në kuadër të këtij projekti, edhe informacion mbi situatën dhe perspektivat e shoqërisë civile në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Revista ka si qëllim që jo vetëm të bëhet një dritare komunikimi mes publikut dhe organizatave të shoqërisë civile, por në  të njëjtën kohë ti japë edhe zë këtyre të fundit, mbi problemet, vështirësitë që ato përballen.

  • Vleresimi i Lidereve ne Maqedoni dhe Shqiperi: A mundet elitat te promovojme ndryshim social" eshte nje studim ne kuader te Programit Rajonal i Promovimit Studimor ne Ballkanin Perendimor i implementuar nga IDM dhe CRPM

  • plotesoni ketu...

  • Studimi që keni në dorë merret me marrëdhëniet midis besimit social, autoritetit të ligjit dhe shtetit ligjor. Autorët e tij mendojnë se institucionet që ne kemi arritur t’i ndërtojmë pasqyrojnë kapacitetin tonë për të ndërtuar një shoqëri funksionale dhe se ato nga ana e tyre, me realizimet dhe mosrealizimet e tyre, formësojnë nivelin tonë të besimit dhe të mosbesimit në to. Kësisoj, në studimin në fjalë do të trajtohet marrëdhënia midis kapitalit tonë social dhe besimit në institucionet e ligjit.

  • Indeksi i Shoqërisë Civile (IShC) është një projekt kërkimor i zbatuar nga, dhe, për aktorët e shoqërisë civile në mbarë botën. Ai mbështetet në një përqasje gjithëpërfshirëse të shtjelluar nga CIVICUS: Aleanca Botërore për Pjesëmarrjen e Qytetarëve (CIVICUS). Ai synon të vlerësojë gjendjen e shoqërisë civile dhe të krijojë një bazë njohurish për forcimin e saj.