sqen

Projekti Qytetar kundër Korrupsionit

antikorrupsioni picIDM me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS) gjatë viteve 2013-2015 ka pilotuar me sukses “Projektin Qytetar Kundër Korrupsionit” me nxënësit e gjashtë shkollave të mesme në Tiranë (“Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi” dhe “Myslym Keta”) dhe Elbasan (“Konstandin Kristoforidhi”, “Vasil Kamami” dhe “Ahmet Dakli”). Në vazhdim të kësaj nisme, duke vlerësuar rëndësinë e edukimit dhe përfshirjes së brezit të ri në luftën kundër korrupsionit, edhe për vitin shkollor 2015-2016. Ambasada e SHBA-ve në bashkëpunim me MAS ka mbështetur zgjerimin dhe zbatimin e këtij projekti me nxënësit e shkollave të mesme në pesë bashkitë Shkodër, Kukës, Elbasan, Berat dhe Vlorë. Në këtë kuadër IDM ka përgatitur këtë broshurë e cila trajton natyrën dhe kompleksitetin e problemit të korrupsionit dhe synon të shërbejë si instrument edukues duke ofruar informacion dhe burime për përgatitjen dhe implementimin e projekteve të cilët nxisin angazhimin e të rinjve në luftën kundër korrupsionit.

Ky material është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Klikoni per te shkarkuar materialin:Broshure-AntiKorrupsioni.