sqen

Kërkesë për ofertë për blerje materialesh për trajnime (Afati: 5 gusht 2019)

KËRKESË PËR OFERTË II

Për pjesëmarrje në procedurën e tenderit te hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt “Blerje materialesh për trajnime” për organizatën jo-qeveritare “Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim” në kuadër të projektit me nr. Kontrate  HED/ADM/GRC/2019/0019

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin “Ofertë për blerje materialesh për trajnime pranë zyrës të organizatës sonë deri më datë 5 gusht 2019, ora 16:00.

IDM-Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim është një organizatë jofitimprurëse ofron ekspertizë, analizë politikash, kërkim shkencor të aplikuar, dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë socialë për nxitjen e reformave dhe angazhimin në proceset e politikave të bazuara në evidenca.

Misioni i IDM-se është avancimi i kapaciteteve shoqërore, gjenerimi dhe ndarja e njohurive, aftësive dhe ekspertizës për një politikë-bërje gjithëpërfshirëse dhe alternativa të bazuara në evidenca në funksion të fuqizimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Adresa e dorëzimit të ofertës:

IDM, Rr. Shenasi Dishnica, Nd.35, H.1, 1017, Tiranë – www.idmalbania.org

Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:

IDM është e interesuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari kancelarie dhe përgatitje materialesh trajnimi.

Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorëzojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur.

  1. Të jenë të regjistruara pranë QKB
  2. Të kenë plotësuar të gjithë detyrimet ligjore tatimore
  3. Vendndodhja: Tiranë

Oferta duhet të dorëzohet me sistemin me “zarf”.

Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

  1. Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
  2. ANEKS 1 Specifikimet Teknike e shërbimit të kërkuar.
  3. Propozimi financiar i ofertuesit (ANEKSI 2) duhet të jetë në Lekë shqiptarë, duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
  4. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
  5. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
  6. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
  7. IDM Kodi i Etikes ANEKS 3 (të firmosur dhe të vulosur).

Propozimi financiar:

Zarf duhet të ketë mbishkrimin “Ofertë për blerje e përgatitje materialesh për trajnime

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: info@idmalbania.org

Çdo përgjigje e  pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marrin pjesë në tender, do t’ju njoftohet të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në tender.

Vlerësimi ofertave zhvillohet me sistemin PASS-FAIL.

Të gjithë ofertuesit do të vlerësohen nëse specifikimet janë përmbushur. Tabela e mëposhtme do të përdoren për specifikimet teknike. Vetëm ato oferta që kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen për çmimet e tyre.

Çmimi më i ulët në raport me specifikimet teknike do të jenë kriteret vendimtare për fituesin.

TABELA E VLERSIMIT TEKNIK TE OFERTAVE

Ofruesi Specifikimet Dokumentacioni Ofrohet Pass Fail
Ofruesi #1
Ofruesi #2

1 – Dobët

2 – Pranueshëm

3 – Shumë Mirë

Shembull: Tabela 1

KUSHTET E KONTRATËS

  1. Afati i kontratës: Nga data e Nënshkrimit të kontratës deri në Qershor 2020.
  2. Në se nuk plotësohen të gjitha kriteret, kandidati nuk kualifikohet dhe do të vazhdohet me kandidatin tjetër të renditur.
  3. Pagesa 100% do të kryhet pas pranimit të faturës tatimore për shërbimin e kërkuar sipas planit të punës, nëpërmjet transfertës Bankare në numrin e llogarisë të subjektit ofrues ose cash.
  4. Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit
  5. Subjekti duhet të garantojë shërbim cilësor.

 

SPECIFIKIMET TEKNIKE TE KERKUARA

 

Përshkrimi i aktiviteteve/ shërbimeve të nevojshme Njësia  Sasia Cmimi
2. Zhvillimi i planit të punës së SHQK
2.2 Materialet e Workshop-it për pjesëmarrës 20
2.5 Materiale për eventin e dëgjesës publike për pjesëmarrës 60
3. Organizimi i workshop-eve tematike (mbi menaxhimin e konfliktit)
3.3 Materialet e Workshop-it për pjesëmarrës 234
4. Organizimi i workshop-it tematik mbi Njohjen e Medias  
4.2 Materialet e Workshop-it për pjesëmarrës 467
5. Dy takime profesionale për nxënëset nga grupet nga grupet e margjinalizuara dhe të dis-avantazhuara
5.3 Materialet e Trajnimit për pjesëmarrës 80
6. Prindër, mësues dhe nxënës të SHQK Ibrahim Rugova mbajnë dy takime të përbashkëta me gjimnazet e tjera të Kamzës  
6.1 Materiale për dy takime për takim 2
7. Përcaktimi i prioriteteve së qeverisë lokale në Kamëz nga pjesëtarët e klubeve të demokracisë dhe fuqizimit të femrave
7.2 Materiale për takimet për takim 6
8. Mbajtja e një konference me aktorët kombëtarë mbi shmangien dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm  
8.3 Materialet e Konferencës për pjesëmarrës 100

 

MIREPRESIM OFERTEN TUAJ!