sqen

Empowering women through economic clusters

Udhëzues mbi ngritjen dhe funksionimin e klasterave ekonomikë

Në një përpjekje për të siguruar mbështetje për fuqizimin e grave përmes zhvillimit të klasterit ekonomik, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në bashkëpunim me organizatën vendore Agritra Vizion dhe me mbështetjen e UN Women është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i Grave përmes Zhvillimit të Klasterave Ekonomikë” në Dibër. Ky projekt synon të nxisë fuqizimin ekonomik dhe mundësitë e punësimit për gratë si dhe të zhvillojë, diversifikojë dhe promovojë klasterat ekonomikë dhe bizneset e vogla dhe të mesme në zonat rurale dhe periferike në Shqipëri. Rezultatet e pritshme të projektit janë: 1. Hartimi i udhëzimeve për ngritjen dhe funksionimin e klasterave ekonomikë në fushën e agro-turizmit 2. Ngritja e një klasteri ekonomik pilot që synon fuqizimin e grave 3. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik dhe krijimi i vlerës së shtuar ekonomike 4. Forcimi i njohurive dhe kapaciteteve të aktorëve të përfshirë 5. Publikimi i arritjeve kryesore dhe promovimi i klasterit në nivel kombëtar.

Download