sqen

Application details- Round II

Thirrje per propozime II

“Rrjetëzim dhe shkëmbimi i njohurive ndërmjet OSHC-ve në fushën e anti-korrupsionit dhe qeverisjes së mirë në nivel vendor” është thirrja e dytë e cila publikohet në kuadër të Fondit të nën-grantimit CIVILISC, me qëllim mbështetjen e iniciativave të organizatave të regjistruara të shoqërisë civile në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe qeverisjes së mirë, të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe/ose janë me qendër në bashkitë/qarqet synuara në këtë projekt.

Aplikimet që do të hartohen në kuadër të kësaj thirrjeje për projekt-propozime dhe që bazohen në prioritetet e Fondit CIVILISC, duhet t’i përgjigjen sa më mirë objektivave të komponentit të nën-grantimit CIVILISC- për fuqizimin e shoqërisë civile në nivel vendor (në nivel bashkie) për të advokuar, për të nxitur angazhimin qytetar në vendimmarrjen lokale dhe për të rritur kapacitetet e tyre në monitorimin e rregullt të performancës së NJësive të Qeverisjes Vendore.

Të gjitha iniciativat duhet të përmbushin objektivat specifike të Fondit CIVILISC dhe të ndjekin fushat tematike të mëposhtme:

  • Mbikëqyrje, monitorim i performancës së bashkive, këshillat bashkiakë, njësitë administrative, dhe / ose institucionet e de-koncentruara;
  • Aktivizim i qytetarëve në hartimin e masave anti-korrupsion për NJQV-të si dhe në kuadrin e politikave/strategjive;
  • Monitorim i zbatimit të legjislacionit ekzistues si edhe monitorimin e shpenzimeve buxhetore dhe kontratat publike;
  • Pjesëmarrje e shoqërisë civile/qytetarëve në vendimmarrjen lokale, përcaktimin e prioriteteve, hartimin dhe zbatimin e buxhetit, investimeve publike, dhe ofrimin e shërbimeve;
  • Monitorim dhe vigjilencë e qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie, transparencë dhe integritet nga autoritetet vendore përkatëse;
  • Mobilizim i komunitetit për angazhim konstruktiv me institucionet publike për të përmirësuar përgjegjshmërinë; Dëgjesat publike; Strukturat e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit;
  • Informacion dhe fushata informuese duke u fokusuar në të drejtat e qytetarëve duke përfshirë të drejtën e qytetarëve për informim me qëllim marrjen e shërbime më të mira;
  • Ndërgjegjësim i publikut në denoncimin e korrupsionit
  • Forcimi i rolit të medias në denoncimin e korrupsionit

Për më tepër kjo thirrje për propozim synon të përforcojë arritjet dhe rezultatet e përftuara gjatë zbatimit të projekteve përgjatë raundit të parë, si dhe të ndërlidhë më mirë përpjekjet e OSHC-ve në fushën e anti-korrupsionit në bashkitë e synuara.

Kjo thirrje për projekt-propozime inkurajon OShC-të vendore nga qarqet/bashkitë e synuara të krijojnë lidhje (bashkëpunime) të reja, të shkëmbejnë njohuri dhe të ndërmarrin aktivitete rrjetëzimi, të cilat gjenerojnë ide inovative me qëllim adresimin e sfidave mbi pjesëmarrjen aktive qytetare dhe mirëqeverisjes në nivel vendor.

Shembuj të aktiviteteve që do të mbështeten përmes kësaj thirrjeje për propozime përfshijnë aktivitete të përbashkëta për shkëmbim të njohurive, vizita ose aktivitete për ngritje kapacitetesh, ndërtimin e rrjeteve pilote në fusha/ çështje të përbashkëta ndërmjet bashkive të ndryshme të synuara në projekt, ku qëllimi parësor duhet të jetë angazhimi i pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje në nivel vendor.

Aplikantët potencialë duhet të kenë në fokus ndërtimin e rrjeteve bashkëpunuese midis OSHC-ve të cilët duhet të dorëzojnë një aplikim të përbashkët sipas thirrjes për propozim.

Aplikantët (“aplikanti kryesor”) duhet të paraqesë projekt-propozimin së bashku me të paktën 3 OSHC (pra një “aplikant kryesor” + dy “bashkë-aplikantë”) që mbulojnë të paktën 3 NJQV.

Pranueshmëria dhe vlefshmëria e Aplikantëve

Aplikanti kryesor:

Bazuar në këtë thirrje për propozime, aplikantët potencialë janë organizatat e shoqërisë civile me qendër dhe / ose që veprojnë në dymbëdhjetë Bashkitë si vijon: Përrenjas, Devoll, Cërrik, Lushnjë, Shijak, Divjakë, Belsh, Tepelenë, Vore, Libohovë, Selenicë, Ura-Vajgurore dhe qarqet përkatëse: Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Gjirokastër.

Përparësi do t’u jepet projekt-propozimeve të cilat parashikojnë ndërtimin e partneriteve dhe zbatimin e projekteve me OSHC lokale (në nivel bashkie).

Aplikanti kryesor duhet të bashkëpunojë paraqesë aplikimin me të paktën 2 bashkë-aplikantë.

Aplikantët kryesorë duhet të jenë organizata të shoqërisë civile, të regjistruara të paktën një vit që nga publikimi i kësaj thirrjeje.

Bashkë-aplikantët:

Bashkë-aplikantët marrin pjesë në hartimin dhe zbatimin e projektit dhe shpenzimet e tyre janë të pranueshme dhe të vlefshme në të njëjtën mënyrë si ato të aplikantit kryesor.

Bashkë-aplikantët duhet të përmbushin kriteret e pranueshmërisë dhe vlefshmërisë sikurse dhe aplikanti kryesor.

Bashkë-aplikantët veprojnë dhe/ose janë me vend-ndodhje në një nga 12 bashkitë dhe/ose qarqet e targetuara në këtë thirrje.

Bashkë-aplikantët mund të jenë dhe organizata të reja (të regjistruara në më pak se një vit).

Bashkë-Financimi

Aplikantët që paraqesin projekt-propozime në kuadër të komponentit të nën-grantimit “Grante për rrjetëzim dhe shkëmbim të njohurive” duhet të kontribuojnë në formën e bashkë-financimit vlerën 5% të projektit të propozuar. Projekti CIVILISC do të financojë deri në 95% të buxhetit të projektit.

Kohëzgjatja dhe buxheti i projekt-propozimeve

Kohëzgjatja e planifikuar e një projekti duhet të jetë 6 muaj (jo më pak se dhe jo më shumë se 6 muaj)

Aplikantët duhet të paraqesin projekt- propozim në shumën nga € 10,000 deri në € 30,000.

Projekt-propozimet duhet të paraqiten në gjuhën Angleze.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga aplikanti kryesor:

Në Anglisht:

si dhe dokumentacionin vijues:

  • Vendimi i Gjykatës dhe Akt Themelimi i Organizatës (kopje)
  • Statuti i organizatës (kopje)
  • NIPT (kopje)
  • Bilanci Financiar i fundit i Organizatës (kopje)
  • Vërtetime nga Gjykata e Rrethit dhe Prokuroria që vërtetojë se organizata s’ka procese gjyqësore (origjinale)

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga bashkë-aplikantët:

  • Bashkë- aplikuesit duhet të përmbushin dokumentacionin si më poshtë:
    • Vendimi i Gjykatës dhe Akti i Themelimit (kopje)
    • Statuti i organizatës (kopje)
    • NIPT (kopje)
    • Bilanci Financiar i fundit i Organizatës (për organizatat e regjistruara më herët se 1 vit)
    • Vërtetime nga Gjykata e Rrethit dhe Prokuroria, që të vërtetojnë se organizatat s’kanë procese gjyqësore
    • Bashke-aplikantët duhet të nënshkruajnë mandatin e paraqitur në Aneksin A.1 (Declaration by Applicants)

Dorëzimi i aplikimeve:

Aplikimet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dërgohen me postë (rekomande, shërbim korrier privat) ose dorazi (dorëzuesit do t’i jepet një vërtetim i nënshkruar dhe me datën e pranimit) në adresën postare të mëposhtme.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim –IDM

Rr. Shenasi Dishnica, Nr 1, PO Box 8177, Tirana, Albania

Afati i dorëzimit data 17 tetor, 2017, ora 17:00.

Për më shumë informacion, referohuni Udhëzues për Aplikim (Shkarko)

SESIONE INFORMUESE ME ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE TË INTERESUARA PËR TË MARRË PJESË NË THIRRJEN E DYTË PËR PROJEKT PROPOZIME “CIVILISC”

Ftohen të marrin pjesë organizatat e shoqërisë civile me qendër dhe / ose që veprojnë në dymbëdhjetë Bashkitë si vijon: Prrenjas, Devoll, Cërrik, Lushnjë, Shijak, Divjakë, Belsh, Tepelenë, Vore, Libohovë, Selenicë, Ura-Vajgurore dhe qarqet respektive: Tiranë, Durrës, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Gjirokastër.

Sesionet informuese do të organizohen të ndara sipas bashkive dhe qarqeve respektive si në tabelë.

DATA/ VENDI/ORA dhe BASHKIA


Dt. 19 shtator 2017- Hotel “FIERI”, Fier: – ora 10:30 -Tepelenë, Libohovë, Selenicë, Ura-Vajgurore, Lushnjë, Divjakë


Dt. 20 shtator 2017- hotel “Skampa”, Elbasan, ora 13:00 – Prrenjas, Devoll, Cërrik Belsh


Dt. 21 shtator 2017- hotel “Kontinental”, Vorë, ora 13:00 – Vorë, Shijak