Qendra pėr Studime tė Sigurisė (QSS) pėrfaqėson njė departament tė specializuar tė IDN, aktiviteti i tė cilit drejtohet nga studiues me eksperiencė nė njė pėrpjekje pėr tė promovuar ekselencė nė procesin dhe rezultatet e kėrkimit, studimit, politikė-bėrjes dhe reformave nė fushėn e sigurisė. Nėpėrmjet kėsaj Qendre IDN synon tė krijojė njė kuadėr tė qėndrueshėm resursesh pėr ti ofruar asistencė dhe ekspertizė procesit tė krijimit dhe zbatimit tė politikave tė sigurisė, si edhe zhvillimit tė mėtejshėm tė kapaciteteve tė institucioneve nė sektorin e sigurisė nė pėrputhje me tendencat bashkėkohore tė studimeve nė kėtė fushė. Krijimi i QSS vjen pas njė pėrfshirje tė vazhdueshme dhe eksperience gati tetė vjeēare (2000 2008) tė Institutit pėr Demokraci dhe Ndėrmjetėsim nė avancimin e politikave, institucioneve dhe qeverisjes sė sektorit tė sigurisė nėpėrmjet projekteve dhe programeve specifike tė fokusuara tek sfidat bashkėkohore ndaj sigurisė kombėtare dhe rajonale, bazuar nė njė perceptim tė gjerė tė sigurisė i cili pėrfshin dimensionin politik, ekonomik, socio-kulturor dhe dimensione tė tjera.
Qendra pėr Studime tė Sigurisė mbėshtet njė qasje tė kombinuar analitike (problem-solving) dhe trajnuese pėr tė nxitur njė debat tė informuar mbi zhvillimet nė sektorin e sigurisė, duke njohur dhe duke u mbėshtetur nė njė perspektivė multi-dimensionale tė sigurisė rajonale, nė respekt tė plotė tė rėndėsisė sė pėrmbushjes sė qėllimeve strategjike tė integrimit nė strukturat e BE dhe NATO. Pėrpjekje tė vazhdueshme pėr kėrkime novatore pėr ēėshtje dhe zhvillime nė fushėn e sigurisė do tė pėrbėjnė njė element shtesė pėr promovimin, avokimin dhe pėrhapjen e ekspertizės nė fushėn e studimeve tė sigurisė nė nivel rajonal.